Grupi i dialogut miraton planin e punës për Reformën Zgjedhore, drafti me ndryshime kalon për votim jo më vonë se 1 korriku
Grupi i Dialogut, foto arkiv
TIRANË- Grupi i Dialogut i ngritur mes Rithemelimit dhe mazhorancës, pas 4 mbledhjes ka miratuar planin e punës për Reformën Zgjedhore. Pasi komisioni ku bashkëkryetar ishte Enklejed Alibeaj i PD, u mbyll pa produkt, tashmë puna është zhvendosur në grupin e dialogut.
Sipas planit të punës të miratuar ditën e sotme, drafti për ndryshimet ligjore duhet të shkojë në Kuvend për votim jo më vonë se data 1 korrik, ndërsa vitin e ardhshëm mbahen edhe zgjedhjet parlamentare.
Sipas kalendarit të dakordësuar, puna do të nisë me çështje si zonat zgjedhore, diksutim që do mbahet më 24 prill. Mbetet për t’u parë nëse palët do të dakordësojnë për 1 zonë zgjedhore siç ka propozuar PD, apo propozimin për 4 zona zgjedhore nga aleatët, ose nëse do mbetemi me sistemin aktual me 12 zona zgjedhore.
Propozimet për votën e emigrantëve do të finalizohen brenda prillit, kur edhe do të adresohen çështje si herësi. Për sistemin zgjedhor dhe koalicionet parazgjedhore, që janë edhe dy çështjet më të ndjeshme të ndryshimeve elektorale, PS e opozita i kanë lënë më shumë kohë vetes, duke dakordësuar që propozimet të bëhen gjatë gjithë kohëzgjatjes së punimeve për reformën zgjedhore, pra nga mesi i prillit deri në fund të qershorit.
Lulzim Basha ka mbetur jashtë grupit të dialogut, ndërsa 6 anëtarët kanë në duar edhe propozimet e Partisë Demokratike. Grupi i dialogut u krijua si një mekanizëm i Komisionit të Ligjeve me anëtarë të barabartë pozitë-opozitë pikërisht për të çuar me konsensus drejt seancave plenare ligjet që kërkojnë 84 vota, reformat e rëndësishme por edhe ligjet që lidhen me integrimin në BE
KALENDARI I PUNIMEVE TË GRUPIT TË DIALOGUT PËR REFORMËN ZGJEDHORE
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2083
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përjashtimi i Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së, Lulzim Basha: Vendimi ishte i drejtë, do ta merrja sërish
5 Dhjetor 2024, 20:11
-
Mero Baze: Listat e mbyllura, 'qokë' që Berisha të fitojë opozitën
5 Dhjetor 2024, 07:14
-
Alibeaj në Report Tv: S’ka bashkëpunim me Berishën, PD një organizëm privat për të luftuar SPAK! Qeveria teknike? Lojë, i shiti Ramës zgjedhjet
29 Nëntor 2024, 18:47
-
Partia Popullore Europiane 'godet' Sali Berishën, nuk kërkon lirimin e tij! Rezolutë për Shqipërinë, mbështet vijimin e reformave
22 Nëntor 2024, 13:35
-
Padia e dytë në Kushtetuese për listat e mbyllura, Shabani: Rama e Berisha bashkë për të kthyer sistemin e 2008-s
16 Shtator 2024, 11:37
-
‘Zgjedhorja’/ Ku kanë ngecur palët politike? Sfidë depolitizimi i administratës zgjedhore! Financimi i partive e shitblerja e votave kërkojnë adresim
13 Gusht 2024, 22:12
-
Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë, vota e diasporës historike! Lista e mbyllur? Nuk është tagri im
30 Korrik 2024, 14:12
-
Mero Baze: Përse Berisha dhe Rama nuk kanë të njëjtin hall me sistemin
28 Korrik 2024, 08:39
-
Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje
28 Korrik 2024, 07:55
-
Politika s’ka moral, por kjo jona s’ka edhe logjikë
27 Korrik 2024, 22:36
-
Skënder Minxhozi: Kompromisi më i çuditshëm, mbaje qeverinë, më ler shef të opozitës
27 Korrik 2024, 22:30
-
A jeni dakord me 2/3 e listës së deputetëve të hapur dhe 1/3 e mbyllur? Ja si u votua në sondazhin e Shqiptarja.com
27 Korrik 2024, 21:55