Grupi i Krizave: Serbia t’i
dorëzojë veriun Prishtinës

Grupi i Krizave: Serbia t’i <br />dorëzojë veriun Prishtinës
Drejtoresha e Grupit Ndërkombëtar të Krizave, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, është shprehur se “Qeveria e re e Serbisë është partneri i vetëm të cilin mund dhe do të ketë Prishtina, prandaj është e nevojshme që të shikohet përpara me shpresën që pikërisht për shkak të mbështetjes së tyre nacionaliste ata të jenë në gjendje ‘t’ia shesin’ më lehtë publikut marrëveshjet e arritura”.

“Ajo që shpresoj se do të jetë në gjendje ta bëjë qeveria në Serbi është t’u shpjegojë njerëzve që veriu nuk mund të mbetet përgjithmonë tërësisht nën Serbi dhe se duhet të ndodhë një tranzicion ku Serbia do t’ia dorëzonte kompetencat Prishtinës. Kjo është ndoshta gjëja më e rëndësishme që mund ta bëjë qeveria në Serbi tani, të shpjegojë se do të ndodhë ky proces, që do të jetë një proces gradual, për të cilin ata besojnë se do t’u ndihmojë dhe do t’u sjell përfitime njerëzve që jetojnë në veri”.

Freizer theksoi nevojën e vazhdimit dhe zhvillimit të dialogut teknik në nivel politik në mënyrë që lidershipëve të Kosovës dhe Serbisë t’u jepet mundësia t’i diskutojnë çështjet statusore apo legale përkrah me ato teknike të cilat i kanë diskutuar deri më tani.

“Është shumë me rëndësi të ketë një dialog politik, për shkak se çështjet si veriu janë çështje të ndjeshme që s’mund të zgjidhen në nivelin teknik, por të cilat kërkojnë disa marrëveshje politike ndërmjet Prishtinës e Beogradit”.
 
Sipas saj, ky dialog është mjaft i rëndësishme sidomos nëse i referohemi dialogut që ekzistonte vitin e kaluar, i cili ishte mjaft i dobishëm, interesant dhe rezultoi me disa marrëveshje.

Lidhur me prejardhjen e personave me role mjaft të rëndësishme në qeverinë e re të Kosovës, Freizer iu referua kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçit, i cili është shprehur se “nuk duhet të shikojmë të kaluarën e atyre njerëzve, por duhet të shohim të ardhmen dhe se çfarë qëndrimesh dhe rolesh do të kenë ata në të ardhmen”.

(ed.ka/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat