Grupi i PD çon në Kuvend listën për 'Zgjedhoren' dhe 'Territorialen'! Cakton emrat për Komisionin Hetimor për Investimet strategjike, por Konferenca e Kryetarëve ia rrëzoi

TIRANË- Enkelejd Alibeaj do të jetë bashkëkryetar së bashku me Damian Gjiknurin në Komisionin e Reformës Zgjedhore, e ndërsa Dhurata Çupi nga PD-ja do të bashkëdrejtojë Komisionin e Reformës Territoriale së bashku me Benet Becin nga socialistët. Grupi Parlamentar demokrat i Enkelejd Alibeaj, ka lënë mënjanë "hallet" e brendshme të partisë dhe kanë përcaktuar sot përbërjen e 2 komisioneve, që janë konsideruar si “kuajt e betejës” së opozitës.

Pjesë e grupit të Reformës Zgjedhore, do të jetë edhe deputeti Oerd Bylykbashi, që njihet si mbështetës i Sali Berishës dhe për Alibeajn, kjo nuk është provokim. Të dy komisionet do të jenë bipartizan, me nga 16 anëtarë dhe do të bashkë kryesohen nga një përfaqësues të PD dhe PS, teksa socialistët nuk i kanë dorëzuar ende emrat për 'Territorialen'.

"Nuk është provokim jo. Emrat që janë vendosur aty dinë dhe çfarë të japin por shihni dhe reformën territoriale", tha Alibeaj.

Nga ana tjetër, në mbledhjen e sotme është përcaktuar edhe përbërja e Komisioni Hetimor për Investimet Strategjike ku kryetar është përcaktuar Gazment Bardhi. Mirëpo kjo është paksa e paqartë sepse grupi i PD-së nuk e ka marrë "okay" nga Konferenca e Kryetarëve për ngritjen e këtij Komisioni Hetimor, sepse nuk i ka pasur firmat e mjaftueshme siç parashikohet në Kushtete. Nga 35 ka pasur 34 firma të deputetëve, ku sipas burimeve është tërhequr Agron Duka, sepse nuk ishte dakord me objektin e hetimit ku ishin përmendur emra konkret investitorësh dhe jo problemet me ligjin për investimet strategjike në tërësi. Për këtë arsye, PD-ja ka thënë se do e ridërgojë me firmat e plota që janë të nevojshme.  

Gazment Bardhi që është edhe inciatori për ngritjen e këtij Komisioni, ka thënë qartë që qëllimi është që me anë të kësaj të kuptohet që shqiptarët do të shohin sesi pronat publike po ndahen tek familjarët e ministrave, tek miqtë e Edi Ramës dhe tek një grusht oligarkësh pranë tij.


Komisioni për Reformën Territoriale
1. Dhurata Cupi (bashkëkryetare)
2. Zef Hila (anëtar)
3. Andia Ulliri (anëtar)
4. Xhelal Mziu (anëtar)
5. Orjola Pampuri (anëtar)
6. Saimir Korreshi (anetar)

7. Merita Bakiu (anëtar zëvendësues)
8. Bledion Nallbati (anëtar zëvendësues)
9. Zheni Gjergji (anëtar zëvendësues)

Komisioni për Reformën Zgjedhore
1. Enkelejd Alibeaj (bashkëkryetar)
2. Oerd Bylykbashi (anëtar)
3. Grida Duma (anëtar)
4. Dashnor Sula (anëtar)
5. Kreshnik Collaku (anëtar)
6. Lindita Metaliaj (anëtar)

7. Seladin Jakupllari (anëtar zëvendësues)
8. Ervin Salianji (anëtar zëvendësues)
9. Eralda Bano (anëtar zëvendësues)

Komisioni Hetimor për Investimet Strategjike
1. Gazment Bardhi (kryetar)
2. Ferdinand Xhaferaj (anëtar)
3. Lefter Geshtenja (anëtar)
4. Ilda Dhori (anëtar)
5. Emilia Koliqi (anëtar)
6. Bledion Nallbati (anëtar)
7. Arbi Agalliu (anëtar)

8. Kastriot Piroli (anëtar zëvendësues)
9. Jorida Tabaku (anëtar zëvendësues)
10. Ramadan Likaj (anëtar zëvendësues)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:31
Alibeaj flet për Bylykbashin: Nuk vendos emra për provokime! Jam kryetar i PD sipas rregullave, s’kam nevojë të ma konfirmojë njeri

 

Në mbledhjen me grupin parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka propozuar Oerd Bylykbashin si anëtar të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Ndonëse Bylykbashi, mbështetës i Berishës, nuk e njeh si kryetar të grupit parlamentar të PD, Alibeaj tha se nuk bën asgjë për provokim.

“Nuk jam unë nga ata që vendos një emër me idenë që po provokoj. Bylykbashi është si të thuash një lloj eksperience, një lloj magazine e asaj se cfarë ka ndodhur jo vetëm në këto vite por shumë më tepër se kaq dhe besoj që e ka përvojën, aftësinë edhe dëshirën për të kapërcyer këto gjërat e vogla për një gjë që të gjithë biem dakord se duhet bërë. Nuk është provokim jo. Emrat që janë vendosur aty dinë dhe cfarë të japin por shihni dhe reformën territoriale. Nuk është provokim, është thjesht dhe vetëm hapësirë e mundësi për të kontribuar për disa gjëra që janë të përbashkëta. A më njeh, a s’më njeh, këto janë të tejkaluara. Nuk ka nevojë të më konfirmojë njeri që jam kryetar i grupit parlamentar të PD.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit