Hajdari: S'u largova unë, PD-ja shkriu grupin, përfaqësojmë demokratët e vërtetë

Hajdari: S'u largova unë, PD-ja shkriu grupin, përfaqësojmë demokratët e vërtetë

Rudina Hajdari u sulmua sërish nga eksponentë të Partisë Demokratike pas krijimit të grupit parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë. Si kryetare e grupit demokrat në parlament, Hajdari sqaron se nuk ishte ajo dhe Murrizi, që u larguan nga Partia Demokratike, por ishte kjo parti që vendosi njëkohësisht të ndërpresë përfaqësimin në Kuvend dhe të shkrijë Grupin Parlamentar të PD.

Vajza e Azem Hajdarit vendos edhe objektivat e grupit të ri parlamentar nën drejtimin e saj. Mes tre objektivave, ajo shprehet se synimi i grupit të ri është përfaqësimi i vërtetë dhe me integritet i Demokratëve dhe oponencës qytetare në Kuvend.

Sipas burimeve të Report Tv, Rudina Hajdari pritet të regjistrojë Partinë e re të së djathtës për t'u bërë pjesë e zgjedhjeve lokale. Report Tv mëson se Hajdari ka ngritur edhe grupet e punës për procedurat. Lëvizja e vajzës së liderit të Dhjetorit, pritet të mbledh pas vetes edhe gardën e vjetër të PD-së tashmë të përjashtuar nga Basha si Astrit Patozi e Jozefina Topalli.

Postimi i plotë i Rudina Hajdarit
"Grupi Parlamentar Demokrat" është krijuar në përputhje të plotë me Rregulloren e Kuvendit, ligjet në fuqi dhe Kushtetutën e Shqipërisë.

Sikurse unë ashtu edhe deputeti Myslim Murrizi nuk jemi larguar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Partia Demokratike me vendimin për "dorëzimin në bllok të mandateve" vendosi njëkohësisht të ndërprejë përfaqësimin në Kuvend dhe të shkrijë Grupin Parlamentar të PD.

Neni 15, pika e Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë përcakton se:

"2. Për krijimin e një grupi parlamentar kërkohet një minimum prej 7 deputetësh.

Çdo deputet mund të jetë anëtar vetëm i një grupi parlamentar. Një deputet që largohet nga grupi parlamentar, mund t’i bashkohet një grupi tjetër parlamentar vetëm pas gjashtë muajve nga data e largimit".

Ndaj nuk jemi në kushtet e largimit nga Grupi Parlamentar i PD(dhe nuk është i vlefshëm kushti i afatit 6 mujor) por në rrethanat e gjendjes së faktit ku deputetët e Kuvendit në bazë përkatësisë partiake apo të orientimit politik në përputhje me Rregulloren vendosin për krijimin e Grupit Parlamentar.

Grupi Parlamentar Demokrat është krijuar mbi bazën e orientimit politik të djathtë me qëllim:

1. Zgjidhjen e krizës politike përmes Reformimit të sistemit zgjedhor (politik).

2. Përfaqësimin e vërtetë dhe me integritet të Demokratëve dhe oponencës qytetare në Kuvend.

3. Misionin për Integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja