'Garda' e vjetër e PD-së në partinë e Rudina Hajdarit

Një ditë pasi krijoi grupin parlamentar demokrat duke deklaruar në Kuvend pjesëmarrjen në zgjedhje, Rudina Hajdari po përgatitet të krijojë një parti të re.  Megjithëkëtë, kur të martën është afati i fundit për regjistrimin e partive për 30 qershorin, duket se praktikisht Hajdari e ka të vështirë të kryejë në kohë të gjitha procedurat.

Asaj i duhen 3 mijë firma për tu regjistruar si parti në gjykatë dhe mandej duhet të regjistrohet dhe në KQZ. Në këto kushte, duhet parë nëse KQZ, si në 2017 me Bashën do të gjeje një rrugëdalje për të regjistruar Partinë e Re të Demokratëve jashtë afateve. Nëse nuk i kap afatet, Hajdari dhe grupi që e mbështet atë, mund të kandidojnë në bashki të caktuara me kandidatë të pavarur.

Ndërkohë, deri më tani, Hajdari ka pranuar se është takuar e konsultuar me figura të rëndësishme mes demokratëve të gardës së vjetër, si Astrit Patozi e Jozefina Topalli.  Deri më tani, i vetmi që publikisht ka shprehur mbështetje për veprimet e vajzës së Azem Hajdarit është Astrit Patozi.

Ngelet për tu parë nëse përpjekja e Rudinës për të bërë parti, apo për të marrë pjesë në zgjedhje, do të marrë përkrahje nga të pakënaqur të tjerë të Bashës, si Arben Imami, Ritvan Bode dhe shumë të tjerë. Dje në Kuvend Rudina Hajdari ka deklaruar se do të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit dhe ftoi demokratët që të mbështesin platformën e saj.

 Ndërkohë në sondazhin e fundit të publikuar nga Report TV numri i qytetarëve dhe demokratëve që nuk janë dakord me djegien e mandateve është i lartë. Sipas sondazhit të të institutit "GPF Inspiring Research" 45.3% e shqiptarëve nuk e mbështesin absolutisht aksionin e opozitës me protesta në shesh.

17.2% mendojnë se opozita po humbet efikasitetin me këtë strategji. Ndërsa 61.3% kanë deklaruar se pavarësisht nëse shkon apo jo opozita në zgjedhje do të shkojnë të votojnë, ndërsa 38.7% janë shprehur se nuk do të shkojnë në votime.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robshi: 19/04/2019 20:32

    Ore autoshpallem kandidat për kryetar PD-je...nëse është kaq qyl për tu bërë jam i gatshëm gjithmonë për atdheun po mendoj...nga ana tjetër është kaq evident qëllimi i dëmshëm i kësaj tipes ndaj PDse sa që lexohet lehtësisht në fjalimet e saj...si stha një herë që kërkoj votat e shqiptarëve por kërkon vetëm votat e demokratëve sa herë flet...të fitojë mandatin e saj 1 herë pastaj të jetë kryetare...tung

    Përgjigju
  • Free: 19/04/2019 19:25

    U perlyen mire ne hijen e berishez dhe duan nji kallauz tjeter qe tu beje hije. Nji tuf ndyrsirash qe skan kurajo, ska me PD u krijuan nga komumiste ndyrsira te serbise dhe u dol boja.

    Përgjigju
  • Moza: 19/04/2019 14:20

    E Bukura eshte se PD vazhdon te kete te punesuar ne parlament 4 Keshilltaret e grupit parlamentar dhe sekretaren. Sipas gjasave keta tani do ti sherbejne grupit te ri demokrat . Ha ha ha!!!!!!!!! Sa te gatshem duken per ti sherbyer shefes se re Rudines!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja