Grupi i rrokut Samavayo
sjell hitet e tyre në Tiranë

Grupi i rrokut Samavayo<br />sjell hitet e tyre në Tiranë
Grupi gjerman i rrokun Samavayo vjen në kuadrin e “Tirana Rock Festival” për të performuar hitet e tyre jashtë ambjenteve të Pallatit të Kulturës.

Emra të njohur të muzikës rrok janë bashkuar në këtë festival për të sjellë tingujt e tyre publikut shqiptarë. Aktiviteti ka vazhduar që prej orës 17:00 dhe do të vazhdojë deri në në orët e para të mëngjesit.
 
Mbrëmja e kësaj të shtune në Tiranë është mbushur nga tingujt e muzikës rrok prej festivalit të rrokut.
Tirana Rock Festival

Disa prej emrave të ftuar në festival janë Renis Gjoka i shoqëruar nga banda e tij, Eugent Bushpepa, Bojken Lako and band, Copyleft si dhe grupi i njohur bla…bla…bla.

I ftuari special për këtë event ishite grupi i njohur i rrokut në gjermani Samavayo.

Pas sukseseve të bujshme të “Tirana Jazz & World Muzik Festival” kësaj here Tirana Festival sjell tingujt rrok për të apasionuarit pas këtij zhanri të muzikës.

Ky është edicioni i parë i këtij formati në të cilin promovohet rroku shqiptarë. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024