Grupi i Skraparit ngre
këngë për Xhevahir Spahiun

Grupi i Skraparit ngre <br />këngë për Xhevahir Spahiun
Monografia "Xhevahir Spahiu, sfidat e poetit" e shkruar nga Nuri Dragoi është promovuar dje në Berat, në një aktivitet të organizuar nga kryetari i Bashkisë Fadil Nasufi. Për të nderuar njeriun e letrave, poetin dhe akademikun kishin ardhur enkas nga Skrapari një grup artistësh të cilët në fund të aktivitetit dhanë një koncert me këngë popullore, ku njëra prej tyre i kushtohej Xhevahir Spahiut.

Ndërsa ishte edhe vetë aty i pranishëm Xhevahir Spahiu është vlerësuar si poet i një formati të madh dhe zëri më përfaqësues, më i plotë dhe më i fuqishëm i brezit të tij në letërsi. Kryetari i Bashkisë së Beratit F. Nasufi gjatë promovimit të librit përmendi vlerësimet e disa personaliteve për poetin. Ai tha se “Ali Aliu e cilëson si kurorë dafine të mbarë poezisë shqiptare, Dritëro Agolli e sheh Xhevahir Spahiun si një prej më të mirëve që ka Shqipëria. Nasufi theksoi se poeti “ka sakrifikuar jetën dhe qetësinë e tij për të thënë të vërtetën në poezi”.

Kryebashkiaku tha se libri i Nuri Dragojit nuk është biografi dhe memoristikë, por një botim i këndshëm ku autori ka ditur të sjellë tek lexuesi, poetin dhe veprën e tij nëpërmjet njohjeve dhe shkrimeve të dhjetëra bashkëkohësve, personaliteteve dhe kolegëve të Xhevahir Spahiut! "Ne beratasit e konsiderojmë Spahiun “tonin”, jo vetëm se ka lindur në Malind të Skraparit, por ngaqë e do shumë Beratin dhe e pohon sa herë që i referohet qytetit tonë, thotë: “Ne skrapalinjtë kemi dy kryeqytete, Beratin dhe Tiranën", - deklaroi kryetari i bashkisë.

Në takim folën mjaft të pranishëm, të cilët më tepër se sa për atë se çfarë shkruhej në librin monografi kushtuar akademik Xhevahir Spahiut, shprehnin vlerësimet dhe konsideratat për vet poetin.

(dhh/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e presidentit, Hamasi: Irani do të jetë në gjendje të përballet me këtë provë të vështirë

Vdekja e presidentit, Hamasi: Irani do të jetë në gjendje të përballet me këtë provë të vështirë