105 turistë brenda në kanionin e Holtës, vërshimi i ujit rrëmbeu familjen nga Lushnja, mbytet vajza, shpëtohen katër fëmijë (VIDEO-Ekskluzive)

Ditë tragjike në kanionin e Holtës në Gramsh. Një vajzë 25-vjeçe nga Lushnja u mbyt pasdite, ndërsa fatmirësisht arritën që të shpëtonin babai e vëllai i saj dhe katër fëmijë. Viktima është Desantila Sollaku. Ajo kishte shkuar për të kaluar fundjavën në kanionet e njohura dhe shumë të vizituara të Holtës së bashku me familjen, prindërit dhe vëllanë, që sapo ishte kthyer nga Gjermania.

Në momentin që ka nisur vërshimi i rrëmbyeshëm i ujërave nga malet, 25-vjeçarja ka qenë në kanion së bashku me të atin dhe vëllanë, por edhe 105 persona të tjerë, që kishin ardhur në grupe të ndryshme. E ndërsa pjesa më e madhe e turistëve arritën që të dilnin me shpejtësi, 7 prej tyre i mori rrjedha e fuqishme e ujit, mes të cilëve edhe 4 fëmijë, të cilët u shpëtuan. Luftën me dallgët dhe ujin e rrëmbyeshëm në kanion arritën që ta fitonin edhe i ati dhe vëllai i 25-vjeçes, Dritan dhe Denis Sollaku, ndërsa Desantila fatkeqësisht jo.

Viktima Desantila Sollaku

Report Tv solli pamje ekskluzive nga kanioni i Holtës kur rrjedhja mori përpara turistët dhe momentet e shpëtimit. Një turist tregoi për Report Tv se shpëtuan njëri tjetrin. Pas sinjalizimit në operacionin e kërkim-shpëtimit u përfshi edhe RENEA me polumbarët e saj.

Banorët e zonës u shprehën për Report Tv se një ngjarje e tillë ka ndodhur për herë të parë, ndërsa theksuan se Holta njihet si zonë me prurje të menjëhershme, aq më tepër verës. Edhe pse është një nga bukuritë natyrore dhe shumë të vizituara në këtë zonë mungon infrastruktura, por edhe informacioni për turistët sesi duhet të veprojë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:46
Del fotoja, ja kush është vajza që u mbyt sot në kanionin e Holtës

1563133443_dezantilasollaku.jpg
Report Tv siguron foton e 25-vjeçares Desantila Sollaku që u mbyt sot në kanionin e Holtës. Ajo jetonte në Savër të Lushnjes, ndërsa familja kishte vendosur të kalonin fundjavën në Holtë meqë vëllai, Denisi sapo ishte kthyer nga Gjermania, por e diela u kthye në tragjedi. Familja e 25-vjeçares merret me tregti, produkte ushqimore.

Ora 21:19
Pamjet/ Si u shpëtuan katër fëmijët brenda kanionit të Holtës

Report Tv sjell të tjera pamje si arritën që të shpëtohen katër fëmijët brenda kanionit të Holtës pas vërshimit të fuqishëm të ujërave.

Ora 21:00
Dëshmia e turistit që luftoi me dallgët: Shpëtuam njëri tjetrin, fëmijën ma solli uji në duar

1563130734_holta9.jpg
Një turist tregoi për Report Tv tmerrin që përjetoi dhe si arriti që të shpëtonte vetë dhe njërin nga katër fëmijët nga rrjedha e lumit të Holtës që e mori përpara së bashku me shumë persona të tjerë që ishin brenda në kanion.

'Ne kemi shpëtuar njëri tjetrin. Na i sillte rryma njëri tjetrin nëpër duar, aq e fortë ishte. Vajzën e pamë që e mori uji, por ishim shumë larg dhe nuk bënim dot asgjë.

 Fëmijën që shpëtova ma solli dallga e ujit në duar. Ai ishte me të atin, të cilit i shpëtoi nga duart si pasojë e ujit të rrëmbyeshëm dhe ma solli mua në duar" tha ai.

Ora 20:52
'Të gjithë dolën, vajza jo...'/ Banorët e Holtës tregojnë tmerrin që panë me sy (VIDEO)

Banorët e Holtës të pyetur nga gazetari i Report Tv Aldo Kozarja kanë treguar ngjarjen e sotme brenda kanionit që i mori jetën 25-vjeçares dhe rrezikoi shumë turistë të tjerë. "Ishin shumë persona në kanion, të tjerët dolën... Kjo që ndodhi është hera e parë. Nuk ka njeri që ti udhëzojë turistët, vetëm ajo që u themi ne" tha njëri prej tyre.

Ndërsa një tjetër banor theksoi se "Ngjarja ndodhi si pasojë e shirave të menjëhershëm. Turistët u futën por s'e kuptuan rrjedhjen e lumit. U mobilizuan të gjithë, por uji ishte i menjëhershëm dhe vajza nuk shpëtoi. Kjo njihet si zonë me prurje të menjëhershme, aq më tepër verës. Se kuptoj si nuk e kuptuan njerëzit brenda zhurmën e ujit" tha ai.  

Ora 20:39
FOTO të tjera nga operacioni i shpëtimit të turistëve në Holtë

1563129617_1563129506WhatsAppImage20190714at203252.jpg
Report Tv sjell pamje të tjera nga momentet e tmerrit ku rrezikuan mbytjen disa turistë në kanionet e Holtës, ndërsa një 25-vjeçare humbi jetën.

Ora 19:24
Ja si u shndërrua kanioni i Holtës nga mrekulli në tragjedi/ Pamjet nga lumi i furishëm

1563125659_1563125401holtaaaaasiishtesiube001.jpg

Kanioni i Holtes ne normalitet dhe ajo qe ndodhi pasditen e sotme
 

Kanioni i Holtës është një nga mrekullitë e natyrës dhe shumë e vizituar, por sot i mori jetën një vajze 25-vjeçe që u bllokua si pasojë e vërshimit të fuqishëm të ujërave nga shirat. Shkak i bllokimit të turistëve ishte jetë rritja e shpejtë e nivelit të ujit nga shirat që kanë rënë gjatë natës e mesditës së sotme si dhe nga përrenjtë që derdhen në kanionin e Holtës duke e kthyer në një përbindshëm që merr përpara gjithcka.

Ora 19:16
Pamje të tjera nga Holta/ Polumbarët duke kontrolluar në rrjedhën e kanionit

Report Tv sjell pamje të tjera nga operacioni i shpëtimit në kanionin e Holtës teksa duken polumbarët e RENEA-s që kontrollojnë nëse ka persona të tjerë.

1563124631_1563124203holta7.jpg

Ora 19:13
Policia: Vajzën e mori rryma e fuqishme e ujit, të shpëtuarit nuk kanë probleme, vijon krehja e zonës


Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kanionin e Holtës ku humbi jetën një 25-vjeçare si dhe u rrezikua jeta e 6 personave të tjerë. Policia njofton se personat e shpëtuar nuk kanë probleme me shëndetin ndërsa po vijon krehja e zonës për t'u siguruar nëse ka persona të tjerë që mund të jenë duke kërkuar ndihmë.

"Personat  qe kishin humbur kontaktet  ne kanionet e Gramshit jane gjetur nga Policia dhe Zjarrfikesit. Ne dalje te kanionin nje vajze rreth 25 vjece nga Lushnja eshte gjetur e pa jete si pasoje e rrembimit nga rryma e fuqishme e ujit, ndersa dy te tjeret nuk kane probleme per jeten.

Edhe  personat e tjere qe u gjeten me pare  nga policia nuk kane probleme per shendetin. Ne operacionin e kerkim-shpetimit eshte perfshire edhe Renea me polumbaret e saj. Nderko vijon krehja e zones se kanioneve per tu siguruar qe ska persona te tjere qe mund te kene nevoje per ndihme" thote policia. 

Ora 19:07
Vendi ku u mbyt vajza dhe fëmija i shpëtuar.../ Report Tv sjell pamjet ekskluzive nga kanioni i Holtës

1563124061_1563123772fotovendiingjarjes001.jpg
Report Tv sjell pamje ekskluzive nga kanioni i Holtës ku u mbyt 24-vjeçarja nga Lushnja si pasojë e rritjes së nivelit të ujit nga prurjet e shumta nga shirat që kanë rënë ditën e sotme. Në pamje duken turistët e tjerë dhe banorët e zonës duke u ardhur në ndihmë personave që iu rrezikua jeta. Mes 6 të shpëtuarve ishin edhe 4 fëmijë, teksa njëri prej tyre duket në pamje. Gazetari Aldo Kozarja raporton se dyshohet se mund të ketë persona të tjerë që mund të kenë nevojë për ndihmë, prandaj po kontrollohet e gjithë zona.

Ora 18:42
Identifikohet vajza që u mbyt në Holtë, shpëtohet vëllai dhe miku i familjes


Identifikohet vajza që u mbyt pasditen e sotme te kanioni i Holtës. Ajo është Desantila Sallaku 24-vjeçe nga Lushnja. Ndërkohë që vëllai i saj dhe miku i familjes 50-vjeç janë shpëtuar. 33 persona të ndarë në dy grupe kishin shkuar në kanionin e Holtës me guidë.

Ora 18:35
Vajza që u mbyt në Holtë dyshohet nga Puka, ishin 32 persona


Report Tv mëson se vajza që u mbyt në kanionin e Holtës është rreth 25 vjeçe. Ajo kishte shkuar së bashku me 32 persona të tjerë nga Puka të ndarë në dy grupe. I pari përbëhej nga 18 persona, ndërsa në grupin e dytë ku bënte pjesë edhe vajza që u mbyt ishin 15. Grupet nuk kanë qenë të organizuara mirë.

Ora 18:27
Gjendet e mbytur turistja te kanioni i Holtës, vijojnë kërkimet për dy të tjerët



Një vajzë është mbytur në kanionin e Holtës pasditen e sotme. E ndërsa 4 fëmijë u shpëtuan, një vajzë e moshës rreth 20-vjeçe është gjetur e mbytur. Ende nuk dihet identiteti i viktimës. Ndërkohë që vijojnë kërkimet për gjetjen e një të riu dhe një burri rreth 50 -vjeç. 

Ora 18:08
Bllokimi i turistëve/ Drejtori i Emergjencave Civile: Ja çfarë po ndodh në kanionin e Holtës

Drejtori i Emergjencave Civile Haki Çako në një lidhje telefonike për Report Tv u shpreh se katër turistë janë shpëtuar, ndërsa për tre të tjerë vijojnë ende kërkimet në kanionin e Holtës.

"Është një situatë në kanionet e Holtës ku vizitohet shpesh në fundjavë. Për shkak të shirave ka prurje të shumta, janë kushtëzuar disa banorë, kanë ndërhyrë forcat duke shpëtuar 4 prej tyre, mbeten për t'u kontaktuar një djalë, një vajzë dhe një burrë rreth të 50-ave .

Po presim informacion nga momenti në moment, jemi në gatishmëri të plotë, ka shkuar edhe RENEA që ka grup të specializuar. Ka vështirësi për shkak të rritjes së prurjes së ujërave dhe terrenit të thyer, por jemi në ndjekje të operacionit, por nuk ka fëmijë që kanë nevojë për ndihmë" tha ai.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emer Mbiemer: 14/07/2019 20:58

    Nje mik i familjes nuk te le te mbytesh ;-)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Njësoj si 573 vjet më parë! Dasma e Skënderbeut me Donikën inskenohet në manastirin e Ardenicës

Njësoj si 573 vjet më parë! Dasma e Skënderbeut me Donikën inskenohet në manastirin e Ardenicës