“Është hera e parë që vijmë në Tiranë dhe kemi gjetur një mikpritje të shkëlqyer. Shqipëria është një vend të cilin jemi duke e eksploruar dhe Tirana është një qytet mjaft i gjallë, ku ka shumë të rinj të cilët janë të gatshëm të provojnë eksperienca të reja dhe ne jemi këtu për t’u takuar nëpërmjet muzikës,”-shprehen anëtarët e grupit italian.
Përveç koncertit të organizuar në Tiranë, grupi i rrokut “Signor Palomar” do të performojë mbrëmjen e 25 majit edhe në qytetin e Shkodrës, duke realizuar kështu një mini tur në Shqipëri. Ardhja e bendit të rrokut është realizuar nën kujdesin e veçantë të Isntitutit Italian të Kulturës.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)