TIRANË-Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Ilir Melo, priti në takim përfaqësues të Grupit kroat DIV, ku u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.
Aktiviteti i Grupit DIV është përqëndruar në tre drejtime kryesore: përpunimi i metaleve, ndërtimi i anijeve, hekurudhat.
Ambasadori Melo bëri një prezantim të situatës ekonomike në Shqipëri dhe mundësitë konkrete që ofron tregu shqiptar, si pjesë e rëndësishme e tregut rajonal.
DIV është prezente në vendet e tjera të rajonit dhe konsideron me interes edhe shtrirjen në tregun shqiptar.
Diplomacia ekonomike renditet si një prioritet i punës së ambasadës shqiptare në Kroaci për vitin 2015. /ATSH/
/Shqiptarja.com