Grupi “Crossbones” çel Bunk’Rock
Olsi Ballta ja surprizat e natës së parë

Grupi “Crossbones” çel Bunk’Rock<br />Olsi Ballta ja surprizat e natës së parë
“Crossbones” , një nga grupet më të njohura të Rock-ut i themeluar në vitin 1996, pritet të krijojë një atmosferë tepër në nxehtë në natën e parë të festivalit Bunk'Rock që do të do të mbahet tek Bunk'Art 1 më 22 dhjetor në orën 21.00.

Këta djem, Olsi Ballta, vokalisti dhe themeluesi i grupit, Theo Napoloni në bateri, Ben Turku në kitarë dhe Klejd Guza në bas, prej dy dekadash kanë sfiduar tregun e muzikës komerciale për të bërë art.

Albumi i tyre më i fundit  me titullin provokues WWIII, Lufta e Tretë Botërore konsiderohet si një  nga më të suksesshmit në arenën ndërkombëtare të rockut. Pikërisht pjesë të këtij albumi do të çelin natën e parë të festivalit BUNK'Rock, pohon Olsi Ballta, i intervistuar tek Piramida në vendin ku janë bërë edhe xhirimet e albumit të fundit.  

‘’Albumi ynë i radhës është një produksion tërësisht ndërkombëtar. Albumi është frymëzuar nga ngjarjet e fundit në botë. Ne për ditë po bombardohemi me informacione nga njerëzit që mundohen të largohen nga ky terror i përditshëm. Albumi quhet ''Lufta e Tretë Botërore''. Ndoshta askush nuk guxon ta përkufizojë të tillë megjithëse të gjithë janë të përfshirë qoftë edhe publiku i cili vështron nga ekranet por pothuajse i pafuqëshëm për të bërë diçka’’, u shpreh Ballta. 

Do ta shkundim nga themelet me muzikë Bunk'Art-in është premtimi  i grupit Crossbones për publikun. Ndërsa Olsi, vokalisti i i këtij grupi e sheh këtë muze me një këndvështrim interesant.

‘’Është hera e parë që marrim pjesë në Bunk’Art Festival. Vetë vendi ku zhvillohet ky koncert është i veshur me shumë mister, pasi për më shumë se 50 vite ka qenë në hije, në sekret të plotë. Ndoshta është një rastësi fatlume deri diku ironike, që në një bunker ku do të strehoej Byroja Politike në rast të një sulmi bërthamor ne sot luajmë në një koncert rok. Simbolika është shumë e fortë dhe ndodhta nuk ka shumë nevojë për t’u shpjeguar’’, u shpreh Olsi. 

Grupi ''Crossbones Albania'' e ka nisur suksesin me albumin e parë “Days Of Rage” të publikuar në vitin 1997, duke vijuar me “Toxic Waste” dhe “Alive” në vitin 2015, ndërsa në janar të 2017-ës do të publikohet edhe albumi më i fundit WWIII. Ky album pritet të jetë edhe surpriza speciale në natën e parë të BUNKrock më 22 dhjetor.

Festivali i muzikes Bunk'Rock do të mbahet në katër mbrëmje me performancat live ne sallen e Kuvendit në BUNK'ART 1 prane Teleferikut në datat 22 dhjetor, 13 janar, 20 janar dhe 27 janar. 

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre