Grupi djemve “Revolt Klan” në një intervistë për rubrikën “Pink Report” në emisionin Rreze Dielli ka rrëfyer projektet e reja por edhe ecurinë e produksioneve muzikore të publikuara.

“Fillim i ri” është kënga më të cilën ata marrin pjesë në festivalin “Kënga Magjike”, ndërkohë që vetëm pak javë më parë kanë publikuar bashkëpunimin me këngëtaren bullgare Alicia nën titullin “Number One”.

Gjithashtu djemtë nuk kanë lënë pa përmendur edhe koncertet e shumta në qytetet e Shqipërisë dhe jo vetëm si dhe surprizat e tjera që i presin fansat e tyre në ditët në vijim.

revolt klan

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)