Grupi parlamentar i PD: Bojkot
Kuvendit, nuk ka grevë urie

Grupi parlamentar i PD: Bojkot<br />Kuvendit, nuk ka grevë urie
Partia Demokratike bojkoton punimet e Kuvendit.
 
Vendimi është marrë sot nga grupi Parlamentar dhe Kryesia, dy forume këto të cilat u mblodhën pasditen e kësaj të diele, për të vendosur lidhur me marrëdhëniet me Kuvendin.
 
Gjatë mbledhjes kryetari i PD, Lulzim Basha, ka përsëritur se protesta e opozitës përpara Kryeministrisë do vijojë derisa të realizohet kushti i krijimit të qeverisë teknike.
 
Basha ka thënë se vetëm një qeveri teknike është garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme në 18 qershor, pasi sipas tij, qeveria ka përgatitur skenar për cenimin e votës.
 
Ndërkaq, kryetari demokrat ka falënderuar deputetët e grupit parlamentar për organizimin e protestës së djeshme në Bulevard, e cila sipas tij ka qenë protesta më e madhe në këto 27 vite pluralizëm politik.
 
Sa i takon protestës e cila vijon te çadra përpara Kryeministrisë, Basha ka thënë se ishte vendim i qytetarëve për t'i rezistuar kërcënimit të qeverisë për zgjedhjet.   
 
Sipas tij, protesta do të funksionojë sipas një grafiku ku do të angazhohen të gjitha degët lokale të PD-së.
 
Demokratët kanë përgatitur çdo detaj që protesta të funksionojë më së miri dhe të zgjasë në kohë, derisa të ketë një qëndrim nga mazhoranca lidhur me kërkesën për qeveri teknike. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)