Grupi parlamentar i PD kërkesë Kuvendit, të mbahet mbledhje e Këshillit për mandatin e Olta Xhaçkës

Grupi parlamentar i PD kërkesë Kuvendit, të mbahet mbledhje e Këshillit për mandatin e Olta Xhaçkës

Olta Xhaçka

Grupi Parlamentar i PD i ka bërë kërkesë Kuvendit për mbledhjen e Këshillit për mandatin e deputetes Olta Xhaçkës.

Në dokumentin drejtuar Kuvrendit, kërkojnë thirrjen e mbledhjes ditën e nesërme  (14 shtator) në orën 13:00 me rend dite: “Vijimin e shqyrtimit të mocionit të 1/10 së deputetëve të grupit parlamentar të PD për ndjekjen e procesdurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka.”

Edhe më parë grupi i Partisë Demokratike ka bërë kërkesë për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, pasi akuzohet se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik. 

Kujtojmë se vetë ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar pas akuzave të opozitës duke thënë se bashkëshorti i saj nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga shteti, por vetëm siguri juridike.

Në përditësim...

Kerkesa

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 13/09/2022 10:50

    He mo he,se nuk e keni megjithmend per missGjallicen,shaka po beni se duhet mbyllur shtatori me rezultate e rendimente te larta...perpara per fitorje te reja!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet në Gjermani boksieri Florian Marku

Arrestohet në Gjermani boksieri Florian Marku