Grupi "Intesa Sanpaolo", projekt
forcimi në Europën Lindore

Grupi "Intesa Sanpaolo", projekt<br />forcimi në Europën Lindore
Grupi “Intesa Sanpaolo” ka prezantuar krijimin e një qendre të re për konsolidimin e të gjitha aktiviteteve në Europën Lindore. Projekti synon forcimin e biznesit të administrimit të aktiveve dhe të racionalizuar sipërmarrjen ekzistuese në vende të tjera. Krijimi i kësaj Qendrës për Europën Lindore (HUB) vjen si rezultat i një bashkëpunimi strategjik “Eurizon Capital” dhe “Divizionit Ndërkombëtar të Bankave Filiale”.
 
Kjo qendër do të konsolidojë të gjitha aktivitetet e saj në sektor në këtë zonë.
 
Në 31 mars 2013, të tre kompanitë administronin aktive afërsisht në vlerën 2 miliard Euro, të cilat janë përfshirë në kapacitetin e “Eurizon Capital SGR”.
 
Objektivat kryesore të projektit, pjesë përbërëse e zhvillimit strategjik të “Intesa Sanpaolo”, që ka si qëllim të forcojë më tej ndërkombëtarizimin e Grupit, i cili aktualisht gëzon një prezencë në mbi 40 vende, janë konsolidimi i aktiviteteve të administrimit të aktiveve në vende Grupit në vene të tjera, si dhe përmirësimi i shërbimeve dhe risitë e produkti.
 
Po kështu projekti synon të racionalizojnë strukturën e prodhimit dhe të arrijë sinergjitë e kostove.
 
Për të nisur projektin, “Divizioni Ndërkombëtar i Bankave Filiale” ka vënë në dispozicion kapacitetin e tij shpërndarës, njohuritë për tregjet lokale dhe marrëdhëniet e tij të krijuara dhe “Eurizon Capital” do të kontribuojë me përsosmërinë e produkteve të saj, si dhe gamën e gjerë të veprimtarisë së ofruar në administrimin e aktiveve.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ushtria libaneze apel banorëve: Shmangni zonat ku forcat izraelite janë ende të pranishëm

Ushtria libaneze apel banorëve: Shmangni zonat ku forcat izraelite janë ende të pranishëm