Grupimi "Ne Tirana" e cilëson planin për ndërtimet pranë Korpusit të Universitetit të Tiranës benotizim të parkut dhe kërkon ndalimin e këtij plani. Në një deklaratë për mediet bëhet e ditur se do të kërkohet referendum.
 
“Ne jemi të vendosur për të kërkuar referendum qytetarëve të Tiranës për ndalimin e kthimit në tokë ndërtimit të hapësirave të gjelbërta”, thuhet në deklaratë. “Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të ndalur betonizimin e Parkut të Liqenit. Do kërkojmë mbështetjen e çdo qytetari të Tiranës të na bashkohen në këtë përpjekje.”
 
Sipas këtij grupimi benotizimi i parkut po vjen nga etja e shfrenuar për pushtet dhe para e drejtuesve politikë.
 
“Këto projekte u mbajtën në hije gjatë fushatës elektorale dhe tashmë po shpërthejnë kur vëmendja është më e vogël dhe kur qytetarët po përgatiten për pushime. Referendumi është e vetmja zgjidhje për të ndaluar shkatërrimin e të vetmes hapësirë që i ka mbetur qytetarëve”, përfundon deklarata.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)