‘Grusht shteti’ në vendin afrikan, ushtria e Sudanit shpërndan qeverinë dhe arreston liderët

‘Grusht shteti’ në vendin afrikan, ushtria e Sudanit shpërndan qeverinë dhe arreston liderët

Ushtria sudaneze ka shpërndarë ditën e sotme qeverinë dhe ka arrestuar udhëheqës politikë duke e shpallur gjendje të jashtëzakonshme në vend.

Protestuesit në mbështetje të pushtetit civil kanë dalë në rrugët e kryeqytetit, dhe raportohet për të shtëna me armë zjarri. Udhëheqësit ushtarakë dhe civilë janë në kundërshtim, pasi vendi është në krizë të thellë ekonomike.

Pamjet nga kryeqyteti i Afrikës Veriore treguan protestues që mbanin barrikada të ndezura dhe hynin në zonën pranë selisë së ushtrisë. Kryeministri i vendit është mes atyre që janë vënë në ‘arrest shtëpie’, së bashku me anëtarët e kabinetit të tij dhe udhëheqës të tjerë civilë. Në një deklaratë të bërë nga ministri i Informacionit në Facebook  u tha se të arrestuarit po mbaheshin në  një vend të paidentifikuar.

Ai gjithashtu bëri me dije se ishte nën presion për të mbështetur një grusht shteti, por po refuzonte ta bënte këtë dhe u kërkoi njerëzve të vazhdonin me protesta paqësore për të mbrojtur revolucionin.

Dëshmitarët thonë se interneti është ndërprerë dhe se trupat ushtarake janë vendosur në të gjithë qytetin. Aeroporti i kryeqyteti Khartoum është mbyllur dhe fluturimet ndërkombëtare janë pezulluar. Nga ana tjetër autoritetet tranzicionale ushtarake dhe civile kanë qeverisur së bashku që kur presidenti  u largua në vitin 2019.

Ai ishte planifikuar të sundonte vendin edhe për një vit tjetër, me qëllim mbajtjen e zgjedhjeve dhe kalimin në sundim civil. Por marrëveshja ishte ndashme me një numër të madh grupesh politike rivale. Tensionet u rritën më tej pasi një përpjekje për grusht shteti atribuuar pasuesve të presidentit u dështua në shtator. Sudani nuk ka qenë në gjendje të gjejë një sistem politik funksional që nga pavarësia në vitin 1956 dhe ka parë përpjekje të shumta për grusht shteti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 04:34
Grushti i shtetit me viktima civilë në Sudan zemëron SHBA-në! Ndalon dërgimin e 700 mln dollarëve të ndihmës urgjente

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar veprimet e ushtrisë sudaneze pasi ata arrestuan zyrtarë civilë të qeverisë dhe liderë të tjerë politikë të dielën mbrëma në një grusht shteti ushtarak. Si rezultat, SHBA po ndalon dërgimin e 700 milionë dollarëve ndihmë për vendin.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha në një deklaratë , "Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqishëm veprimet e forcave ushtarake sudaneze".

Ai shtoi, "Ne kundërshtojmë me vendosmëri shpërbërjen e qeverisë tranzitore të udhëhequr nga civilët dhe institucioneve të lidhura me të dhe bëjmë thirrje për rivendosjen e menjëhershme të tyre."

Ned Price, Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, dha gjithashtu një deklaratë për marrjen e kontrollit ushtarak sudanez që ndaloi tranzicionin e vendit drejt një shteti demokratik të udhëhequr nga civilët.

Price tha: "Qeveria kalimtare e udhëhequr nga civilët duhet të rivendoset menjëherë. Ajo përfaqëson vullnetin e popullit sudanez, siç dëshmohet nga demonstratat e rëndësishme paqësore të mbështetjes në 21 tetor."

Ushtria sudaneze ka arrestuar zyrtarë civilë të qeverisë dhe liderë politikë, përfshirë kryeministrin Abdalla Hamdok. SHBA në një përpjekje për të nxitur ushtrinë që të lirojë të gjithë zyrtarët civilë të qeverisë, të përmbahet nga dhuna në rast protestash dhe të rivendosë qeverinë tranzitore të udhëhequr nga civilët, ka vendosur të ndalojë fondet e drejtuara për kombin e Afrikës Lindore.

Protestuesit dolën shpejt në rrugë në kundërshtim me grushtin e shtetit dhe për të treguar mbështetjen e tyre për qeverinë civile. Deri më tani të paktën shtatë persona raportohet se kanë vdekur dhe rreth 140 janë lënduar pasi ushtarët qëlluan mbi turmë. 

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen