Presidenti i federatës së boksit Florend Kalivopulli thotë se do të japë dorëheqjen në ditët në vazhdim për shkak të incidentit të ndodhur në Shkodër ku një ndeshje percipitoi në dhunë. Kalivopulli shkruan se është përpjekur me shpirt dhe zemër për të bërë më të mirën, por ky është një reflektim për boksin.

Ditën e djeshme në Shkodër pas një ndeshje boksi mes ekipit vendas dhe atij të Tiranës ndodhi një sherr masiv ku u përfshinë edhe tifozët që ishin në pallatin e sportit.