'U tërhoqëm pasi rrahën arbitrin!' Trajnerët e Tiranës, Teutës dhe Studentit i kundërpërgjigjen akuzave të Federatës: Ka kohë që vetëm fle

Ekipet e Tiranës, Teutës dhe Studentit në boks janë akuzuar nga federata e këtij sporti, por edhe nga trajnerët e ekipeve të tjera se braktisën pa arsye kampionatin kombëtar të zhvilluar në fundjavë. Sipas tyre një incident i vogël la me dhjetëra sportistë pa ndeshje, edhe pse disa kishin udhëtuar nga Gjermania. Por pala e akuzuar pretendon të kundërtën. Trajner i ekipit të Tiranës në boks thotë se gjatë aktivitetit pati dhunë që kjo është e patolerueshme në sport.

“Aty ndodhi një incident ku pjesëtarët e klubit Flamurtari bashkë me tifozërinë sulmuan një nga arbitrat e kampionatit. Po ashtu edhe presion ndaj arbitrave të tjera,”-u shpreh Sead Bushati, trajner i Tiranës në boks.

Trajnerët që tërhoqën ekipet nga gara pretendojnë se këtë e bënë në respekt të arbitrit të dhunuar.

“Me gjithë atë presion që arbitrat kishin të gjitha ndeshjet tona ishin të humbura. Fillimisht e bëmë sepse u pajtuam me arbitrin që u rrah dhe e dyta në ato kushte nuk do kishte më asnjë ndeshje të drejtë,”-tha Renato Kurti, trajner i Tiranës në boks.

“Ishin mbi 100 veta te kokat e arbitrave. Është e pamundur në këto rrethana për të vazhduar. Kjo është shkelje e jashtëzakonshme e federatës sonë që ka qenë e fjetur gjatë gjithë kësaj kohe,”-u shpreh Enton Kikrri, trajner i Teutës në boks.

Në lidhje me largimin nga gara ekipet e Tiranës, Teutës dhe Studentit shprehen se janë të gatshëm ta nisin aty ku e ndërprenë kampionatin me kusht që mos të ketë presion te arbitrat.

“Aktiviteti u ndërpre në gjysmëfinale dhe ne kërkojmë që të rifillojë me ato ndeshje siç ishin në program,”-deklaroi Enton Kikrri, trajner i Teutës në boks.

Për ngjarjen në fjalë, dhunimin ndaj arbitrit, ka pasur edhe një denoncim në policinë e Vlorës.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja