Ka zgjatur shumë pak super dueli i boksit mes shqiptarit Kristjan Prenga dhe ish-kampionit të peshave të rënda Anthony Joshua. Edhe pse Prenga e nisi shumë mirë duelin në Jeddah të Arabisë Saudite, duke hedhur 3 herë në tapet Joshuan në raundin e parë, anglezi u hakmorr fort në të dytin.

Pas një breshërie grushtet Joshua e futi Prengën ne cepin e ringut, duke e hedhur nokaut në raundin e dytë. Mjaftoi vetëm hera e parë që Joshua e hodhi në tapet Prengën për të fituar

Dueli i peshave të rënda ishte parashikuar me 12 raunde, por zgjati shumë pak. Për Prengën kjo ishte ndeshja e jetës, ndërsa për Joshuan pretendohet rikthimi i madh si numri 1 në botë. Në vijim do jetë dueli i madh Joshua kundër ish-kampionit tjetër të botës Tyson Fury.