Ministri Hoxhaj në muajin shkurt, gjatë samitit të Organizatës për Bashkëpunim Islamik që është zhvilluar në Egjipt, ka zhvilluar një takim me ministren Carolyn Rodrigues–Birkett.
Gjatë këtij takimi, ministrja Rodrigues-Birket pat shprehur mbështetjen e shtetit të saj për Kosovën, duke premtuar lëvizjen e shpejt të Guajanës drejt njohjes së Kosovës.
Ministri Hoxhaj ka zhvilluar disa vizita në Amerikën Qendrore dhe Jugore në përpjekje për t’i bindur shtetet e kësaj pjese të botës që ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Guajana, është një shtet i pavarur në bregun verior të Amerikës Jugore. Është shtet anëtar i Komunitetit të Karaibeve, i njohur si CARICOM dhe në kryeqytetin e saj, Xhorxhtaun, ndodhet selia e sekretariatit të kësaj organizate.
Ky shtet është po ashtu anëtar i Unionit të Kombeve të Amerikës Jugore, Kommonuealthit si dhe nga viti 1966 është anëtar i Kombeve të Bashkuara.
Me një sipërfaqe prej 215,000 kilometra katrorë, Guajana ka një popullsi prej 770,000 banorësh.
*Marrë nga Express
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)