TIRANE- Guardia di Finanza ka publikuar sot një video të misionit të saj në Shqipëri për zbulimin e parcelave të kanabisit. Bëhet fjalë pikërisht për dy avionët, të cilët mbërritën në Shqipëri më 4 Korrik dhe fluturuan mbi territorin shqiptar deri me datë 21 korrik për më shumë se dy javë rresht.

Në njoftimin e Guardia di Finanza thuhet se janë zbuluar plot 62 plantacione sekrete gjatë fluturimeve të tyre në Shqipëri.

Avioni i Guardia di Finanza, ka qënë i pajisur me sensorë të veçantë, duke bërë të mundur zbulimin e plantacioneve në zonat më të vështira malore në Shqipëri, të veshura me shumë bimësi e deri mes zonave të banuara. Guardia di Finanza ka vepruar së bashku me Fakultetin e Arkitekturës së Universitetit të Dytë të Napolit.
Të dhënat i janë dorëzuar Policisë së Shtetit në Shqipëri thuhet ne njoftimit e guardia di financa.

Lajmi për kontrollet nga ajri u bë publik edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit Hysni Burgaj, i cili prej kohësh ka artikuluar nevojën për zbulimin e territoreve me parcela të kanabisit si një domosdoshmëri për të ndaluar fenomenin.

Kontrollet nga ajri rezultojnë me të dhëna shqetesuese. Plot 62 plantacione sekrete rezultojnë nga fluturimet e avionëve italianë të Guardia di Financia.
A jemi një vend që prodhojmë drogë? Kjo nuk është më një pyetje.