Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, i cili sonte do ta drejtojë për herë të fundit skuadrën katalanase në finalen e Kupës së Mbretit kundër Atletik Bilbaos, ka thënë se ai do të rikthehet në drejtim të ndonjë skuadre kur të ndihet i çlodhur.

“Unë jam i kënaqur për thirrjet që bëjnë klubet e interesuara për mua. Por, për disa muaj të ardhshëm kam nevojë për pushim, në mënyrë që t’i karikoj bateritë e mia”, ka thënë Guardiola në konferencë për shtyp në prag të sfidës kundër Atletik Bilbaos.

“Qëllimi im është të shkoj me pushime dhe pasi të çlodhem do të pres thirrjet nga klubet e interesuara. Nëse një klub më dëshiron, atëherë duhet të presë derisa të rikuperoj energjitë e humbura. Sidoqoftë, vetëm nëse më josh ndonjë klub do të rikthehem si trajner”, ka nënvizuar Guardiola.(rb/shqiptarja.com)