Guardiola: Largohem se jam lodhur
Vilanova do jetë trajner i ri i Barçës

Guardiola: Largohem se jam lodhur<br />Vilanova do jetë trajner i ri i Barçës
Pep Guardiola nuk do ta drejtojë Barcelonën në sezonin e ardhshëm. Lajmin e ka konfirmuar vetë Pep Guardiola i shoqëruar nga presidenti i klubit, Sandro Rosell, në një konferencë për media. “Dua ta kuptoni se ky nuk ishte një vendim i lehtë, por do të përpiqem ta shpjegoj se çfarë ndjej dhe shpresoj njerëzit ta kooptojnë. Më vjen shumë keq për konfuzionin në disa javët e kaluara”.

“Gjithmonë kam dashur kontrata të shkurtra pasi kërkesat te Barca janë të mëdha. E kam shijuar këtë si lojtar, dhe e di si funksionon. Gjithmonë kam menduar se kontrata katërvjeçare është e përjetshme për nj klub. Nuk kam dashur të kem kontratë e cila do të më lidhë për vendime të cilat nuk i doja”.

“Në vjeshtë i thashë shtypit dhe drejtorit të futbollit, se periudha ime te Barca kishte marrë fund, por nuk mund t’ua thosha lojtarëve, pasi ishte e komplikuar aso kohe. Tash ëq jemi jashtë dy garave kryesore, është koha për ta zbuluar”.
“Pas katër vitesh çdokush lodhet. Shtatori/tetor ishte kur i thashë drejtorit se periudha ime ka mbaruar. Trajneri i ri do të jetë në gjendje t’i japë gjëra të cilat unë nuk i kam dhënë. Të flas me ju dhe lojtarët për katër vite ka qenë shumë kërkuese”, ka thënë Guardiola.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Ironia e Spahiut: Partitë të mos shkruajnë programe, sepse populli nuk i lexon dhe harxhoni letra kot

Ironia e Spahiut: Partitë të mos shkruajnë programe, sepse populli nuk i lexon dhe harxhoni letra kot