Guardiola për fitoren ndaj
Monaco: Ishim me fat

Guardiola për fitoren ndaj<br />Monaco: Ishim me fat
Pas fitores së mbrëmjes së sotme në “Etihad Stadium”, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, është shprehur se ishte një mbrëmje me fat për skuadrën e tij.

Shumë gjëra ndodhën gjatë ndeshjes, por ishim me fat”, u shpreh spanjolli duke iu referuar penalltisë së humbur nga Monaco, e cila mund të ndryshonte rrjedhën e lojës.

Ndërkohë Guardiola ka vlerësuar edhe paraqitjen e lojtarëve dhe ndërthurjen e tyre, të cilët sollën në fushë eksperiencën si dhe energjinë dhe shkathtësinë e moshës së re.

Ishim mendërisht të qëndrueshëm. Lojtarët e vjetër dhe ata të rinj bërë një punë fantastike. Kjo përvojë do të na shërbejë shumë në të ardhmen”, tha Guardiola.

Ndërkohë  numri një i stolit të City-it, ka vlerësuar edhe kundërshtarët e Monaco-s, duke u shprehur se Monaco është një skuadër me eksperiencë të madhe dhe gjithashtu një skuadër që shënon shumë.

Asgjë nuk është e sigurt, duhet patjetër të shënojmë edhe në ndeshjen e kthimit”, përfundoi ai.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit