/ATSH/. - Trajneri Pep Guardiola ka bërë të ditur se rivali i Bayern Munichut në Bundeslige është Wolfsburgu.

Bayern Munich e ka përfunduar pjesën e parë të kampionatit në krye të Bundesligës. Pas kampionit të Gjermanisë renditet skuadra e Wolfsburgut, që ka 11 pikë më pak.
Por, strategu spanjoll, Pep Guardiola, ka bërë të ditur se rival i skuadrës nga Allianz Arena në Bundesliga është Wolfsburgu.

"Wolfsburg do të jenë rivalët tanë më të mëdhenj. Ata janë gjithashtu kundërshtari ynë i parë pas pushimit dimëror dhe unë nuk kam asnjë dyshim në lidhje me atë që ata janë sfiduesit tanë kryesore", ka deklaruar Guardiola, shkruan gazeta Express.

Pas Wolfsburgut, si kundërshtar të Bayernit, ish- trajneri i Barcelonës sheh edhe Bayer Leverkusenin dhe Schalken.

Nderkohe, Guardiola beson se Borussia Dortmundit në pjesën e dytë të kampionatit do të ngjiten lartë në tabelë.