Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola ka deklaruar se sfida e kthimit kundër Çelsit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve është ndeshja më e madhe e këtij edicioni. Barcelona para vetes ka një detyrë të vështirë, pasi duhet të kompensojë diferencën e një goli nga sfida e zhvilluar në “Stamford Bridge” (1:0), në rast se dëshiron të kualifikohet në finale dhe ta shpëtojë këtë edicion.

“Kjo është ndeshja më e rëndësishme e këtij edicioni. Kjo sfidë mund të shënojë një faqe të re në historinë tonë”, ka thënë Guardiola, për të vijuar:

“Aktualisht mendojmë vetëm për Çelsin. Po përgatitemi mirë dhe po pushojmë aq sa mundemi. I kam këshilluar futbollistët që të kalojnë sa më shumë kohë në qetësi dhe me familjen e tyre”. Ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Çelsit, zhvillohet të martën në orën 20:45.(rb/shqiptarja.com)