Marrëdhëniet e mira mes Guardiolës dhe ekipit të Barcelonës duket se kanë marrë fund. Epoka e artë e Barcelonës që dominoi futbollin botëror është zbehur ndjeshëm dhe bashkë me të edhe ftohja e teknikut legjendar me katalanasit.
Pep Guardiola pas largimit nga Barcelona dhe bashkimit me Bayernin e Mynihut për herë të parë ka thyer heshtjen për shtyp duke shfryrë kundër presidentit të Barcelonës, Sandro Rosell. Në një konferencë për shtyp, Guardiola ka vërtetuar fjalët e medieve për një marrëdhënie të acaruar Guardiola-Rosell, e cila solli edhe divorcin mes dy personazheve. Pikërisht këtu, pas këtij vendimi që mori e nis Guardiola sulmin ndaj Rosell duke deklaruar se nuk e ka lënë rehat gjatë pushimeve në Nju Jork.
“Isha rreth 6 mijë km larg dhe u kërkova të më linin të qetë por drejtuesit e shoqërisë përdorën sëmundjen e Vilanovas për të më bërë keq dhe këtë nuk kam për ta harruar asnjëherë. Ata nuk e mbajtën fjalën. Vilanovan e takova në Nju Jork, por më pas nuk u takuam më ndoshta sepse nuk ishte e mundur por kjo nuk ndodhi për shkakun tim.
Është vërtet për të ardhur keq që duhet të justifikohem për marrëdhëniet e mija me një njeri që e kam pasur shok për shumë kohë” thotë ai. Më tej Guardiola mohon zërat për një acarim me Vilanovën. “Vilanova sezonin e shkuar fitoi La Ligan me numrin më të madh të pikëve në historinë e Barcelonës” përfundon ai.
/Shqiptarja.com