Guardiola shkruan historinë, askush si ai! Kërcënon Real Madridin: Kujdes, do afrohemi me ju shumë shpejt

Guardiola shkruan historinë, askush si ai! Kërcënon Real Madridin: Kujdes, do afrohemi me ju shumë shpejt

Trajneri i Manchester City-t Pep Guardiola

Pritja mori fund. Për herë të parë në historinë e klubit Manchester City është shpallur kampione Europe. Klubi i sheikëve i drejtuar nga Pep Guardiola arriti të mposhtë në finalen e Champions League të zhvilluar në Stamboll Interin me rezultatin 1-0. Italianët përkundër pritshmërive u paraqitën mjaft dinjitoz në fushë, ndërsa episodi që përcaktoi ndeshjen më të rëndësishme të futbollit europian ishte në minutën e 68 nga Rodri.

Edhe pse pati disa raste të mira, fillimisht me Di Marco-n dhe më pas me Lukakun, Interi nuk arriti ta dërgonte ndeshjen në shtesë, ndërsa vërshëllima e trefishtë e arbitrit bëri që të shpërthente festa e madhe te britanikët. Lot gëzimi te Manchester City, ndërsa trishtimi te italianët.

Më këtë triumf Guardiola u bë trajneri i parë në histori që fiton tripletën me dy klube pas Barcelonës, ndërsa për Interin kjo ishte finalja e 6 në histori. Pas ndeshjes trajneri spanjoll i City-t deklaroi ‘se më fund ia arriti ta fitojë këtë trofe të vështirë’, ndërsa me shaka i kërkoi Realit ta ketë frikë, pasi për pak vite do ti afrohet ndjeshëm.

Sakaq trajneri i Interit Simone Inzaghi tha se ‘futbollistët e tij u treguan të magjishëm’, ndërsa kërkoi vazhdimësi që këtë sezon ta përsërisin edhe në të ardhmen. As presidenti Zhang nuk e bëri dramë, duke deklaruar se ‘është krenar për ekipin’ dhe sa ‘ka nisur punë për të ndërtuar një Inter më konkurues sezonin e ardhshëm’.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:35
Uroi Manchester City-n, presidenti i Interit: Krenar për ekipin, sezonin e ardhshëm do jemi më konkurues

Inter.jpg" style="height:434px; width:720px" />

Humbja 1-0 në finalen e Champions League mërziti shumë tifozët e Interit, por megjithatë shumë u ndienjë krenar për lojën që skuadra bëri. Në këtë grup bën pjesë edhe presidenti Stiven Zhang, i cili pasi uroi Manchester City-n tha se ka nisur puna për një Inter akoma më kompetitiv për sezonin e ardhshëm.

“Është pjesë e sportit të fitosh dhe të humbësh. Dua të falënderoj të gjithë stafin dhe lojtarët për një lojë të jashtëzakonshme. Dhe urime Cityt për sezonin e tyre. Jemi krenarë që luajtëm në këtë finale, kemi luajtur kundër më të mirëve dhe pa frikë kemi demonstruar cilësitë tona.

Mentaliteti i lojtarëve tanë është i nivelit të lartë dhe kjo duket. Ne nuk jemi inferiorë ndaj askujt. E ardhmja? Është një sezon pozitiv për të reflektuar. Tashmë kemi filluar të planifikojmë për të ardhmen, tashmë po punojmë për sezonin e ardhshëm. Lojtarët që kanë pasur një sezon të mirë do të vazhdojnë me ne,”-tha ai.

 

Ora 11:37
Tripletën e Guardiolës e përshëndesin edhe kundërshtarët: Një herë kampion, gjithmonë kampion

Guardiola shkroi histori duke u bërë trajneri i parë që fiton 2 tripleta me 2 skuadra të ndryshme. Triumfi i Sitit ndaj Interit në finalen e Championsit, është përshëndeture dhe nga ish-skuadrat e trajnerit spanjoll.

“Një herë kampion, gjithmonë kampion”, është postimi që Barcelona i ka dedikuar ish-trajnerit duke i bashkangjitur edhe një foto nga koha kur ai fitonte Championsin me katalanasit.

Ndërkohë, edhe Bajerni i Mynihut e ka uruar trajnerin spanjoll.

“Urime për Pep Guardiolën dhe Barcelonën për Championsin e fituar”, shkruan klubi bavarez. Bajerni ishte pikërisht një nga skuadrat që Siti arriti të eliminonte në rrugën drejt suksesit. Dy skuadrat u përballën në çerekfinale, aty ku Siti fitoi me rezultatin e përgjithshëm 4-1.

Ora 08:12
Inzagi flet pas humbjes në Champions League: Duam të kthehemi sërish, Interi bëri një rrugëtim të shkëlqyer

Pas humbjes në Champions League, Simone Inzagi premton se Interi do të tentojë të kthehet përsëri në finalen e Ligës së Kampioneve. Trajneri i zikaltërve thotë se është krenar me skuadrën e tij dhe se ata bënë një ndeshje krenarie. Për ‘Sky Sport’, Inzagi tha se rrugëtimi në Champions ka qenë i shkëlqyer dhe se e meritojnë kthimin.

“U bëra komplimente djemve, kanë qenë të jashtëzakonshëm, kanë bërë një ndeshje të madhe. Kemi humbur një finale që e dëshironim me çdo kusht, por duhet të jenë krenarë. Nuk do i ndërroja këta lojtarë me asnjë dhe sot e gjithë bota e pa përse. Kemi lejuar pak kundër një skuadre shumë të fortë. Ka shumë pengje, por duhet të jemi krenarë. U kam dhënë një përqafim të madh, ashtu si tifozët tanë. Tifozët kanë festuar në Milano sikur Interi të kishte fituar? E gjithë bota e pa që Interi hodhi në fushë një ndeshje krenarie. Lojtarët janë të trishtuar por futbolli është i tillë. Duhet të jemi krenarë të rrugëtimit që kemi bërë me 5 finale në 20 muaj.

Kemi krijuar shumë situata dhe në 20 minutat e fundit me traversën dhe goditjen e kthyer nga Lukaku, pyet veten se si topi nuk hyri. Unë do të kisha dashur kohët shtesë, skuadra do i kishte merituar. Kemi bërë një rrugëtim të madh dhe e kemi parë sot në fushë. Sitin e njohin të gjithë, të dhemb, rrugëtimi në Champions ka qenë i shkëlqyer dhe duke luajtur kështu një finale, duam të kthehemi, pasi kemi mundësinë për ta bërë një gjë të tillë. Kemi luajtur 57 ndeshje, rrugëtimi është i jashtëzakonshëm” tha Inzagi pas ndeshjes.

Në finalen e Stambollit në stadiumin Ataturk Interi u mposht me rezultatin 1-0 nga Manchester City. Golin vendimtar e realizoi Rodri në pjesën e dytë, ndërsa italianët shpërdoruan disa mundësi për të rikthyer baraspeshën.

Gjithsesi në fund ishin anglezët ata të cilët festuan dhe fituan trofeun e parë të Champions League në histori, ndërsa kjo ishte finalja e 6 për Interin. 3 të fituara dhe 3 të humbura. Ndër të tjera për t’u theksuar trajneri Guardiola, i cili bëhet i pari në histori që fiton dy ‘tripleta’. Pas Barcelonës edhe me Manchester City-n

Ne.k./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kris Pano: 11/06/2023 12:15

    Interi me befasoi! Guardiola tranieri me i mire i te gjitha kohrave! Lojen qe qe ben Man City po e bejne pothuaj te gjithe sot!

    Përgjigju
  • Une: 11/06/2023 11:01

    Merr teleskopin dhe ta sjell shume afer

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë