Inzagi flet pas humbjes në Champions League: Duam të kthehemi sërish, Interi bëri një rrugëtim të shkëlqyer

Inzagi flet pas humbjes në Champions League: Duam të kthehemi sërish, Interi bëri një rrugëtim të shkëlqyer

Foto nga ndeshja

Pas humbjes në Champions League, Simone Inzagi premton se Interi do të tentojë të kthehet përsëri në finalen e Ligës së Kampioneve. Trajneri i zikaltërve thotë se është krenar me skuadrën e tij dhe se ata bënë një ndeshje krenarie. Për ‘Sky Sport’, Inzagi tha se rrugëtimi në Champions ka qenë i shkëlqyer dhe se e meritojnë kthimin.

“U bëra komplimente djemve, kanë qenë të jashtëzakonshëm, kanë bërë një ndeshje të madhe. Kemi humbur një finale që e dëshironim me çdo kusht, por duhet të jenë krenarë. Nuk do i ndërroja këta lojtarë me asnjë dhe sot e gjithë bota e pa përse. Kemi lejuar pak kundër një skuadre shumë të fortë. Ka shumë pengje, por duhet të jemi krenarë. U kam dhënë një përqafim të madh, ashtu si tifozët tanë. Tifozët kanë festuar në Milano sikur Interi të kishte fituar? E gjithë bota e pa që Interi hodhi në fushë një ndeshje krenarie. Lojtarët janë të trishtuar por futbolli është i tillë. Duhet të jemi krenarë të rrugëtimit që kemi bërë me 5 finale në 20 muaj.

Kemi krijuar shumë situata dhe në 20 minutat e fundit me traversën dhe goditjen e kthyer nga Lukaku, pyet veten se si topi nuk hyri. Unë do të kisha dashur kohët shtesë, skuadra do i kishte merituar. Kemi bërë një rrugëtim të madh dhe e kemi parë sot në fushë. Sitin e njohin të gjithë, të dhemb, rrugëtimi në Champions ka qenë i shkëlqyer dhe duke luajtur kështu një finale, duam të kthehemi, pasi kemi mundësinë për ta bërë një gjë të tillë. Kemi luajtur 57 ndeshje, rrugëtimi është i jashtëzakonshëm” tha Inzagi pas ndeshjes.

Në finalen e Stambollit në stadiumin Ataturk Interi u mposht me rezultatin 1-0 nga Manchester City. Golin vendimtar e realizoi Rodri në pjesën e dytë, ndërsa italianët shpërdoruan disa mundësi për të rikthyer baraspeshën.

Gjithsesi në fund ishin anglezët ata të cilët festuan dhe fituan trofeun e parë të Champions League në histori, ndërsa kjo ishte finalja e 6 për Interin. 3 të fituara dhe 3 të humbura. Ndër të tjera për t’u theksuar trajneri Guardiola, i cili bëhet i pari në histori që fiton dy ‘tripleta’. Pas Barcelonës edhe me Manchester City-n


Lajmi kryesor:

Guardiola shkruan historinë, askush si ai! Kërcënon Real Madridin: Kujdes, do afrohemi me ju shumë shpejt


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Kompleksi i Gëzim Çelës skenë krimi, 'Royal Blue' i vihet shirit! 6 muaj hetime, zyrtarët e IKMT-së s’kryen kontrolle

Kompleksi i Gëzim Çelës skenë krimi, 'Royal Blue' i vihet shirit! 6 muaj hetime, zyrtarët e IKMT-së s’kryen kontrolle