Drejtuesit e ekipit të Bayernit të Munihut kanë hedhur poshtë zërat për fillimin e bisedimeve për të afruar ish-trajnerin e ekipit të Barcelonës, Pep Guardiola edicionin e ardhshëm.

Drejtori i komunikimit me median i ekipit të Bayernit Hoerwick u shpreh se “Asgjë nuk është e vërtetë. Para se të vlerësojmë se kush do të jetë trajneri edicionin tjetër, do të bisedojmë me trajnerin Jupp Heynckes kontrata e të cilit skadon në fund të edicionit”.

Ndërsa Murinjo ka deklaruar edhe njëherë se ka nostalgji për kampionatin anglez të futbollit nuk pranuar se do të rikthehet.

Sipas shtypit londinez, presidenti i Çelsit, Abramovic po shikon mundësinë e afrimit të tij edhe njëherë në “Stamford Bridge”, pasi pista për të sjellë Guardiolën nuk ka rezultat, pasi spanjolli nuk i ka blutë në listën e të preferuarve.


(d.b/shqiptarja.com)