Ashtu sic ishte paralajmëruar, ka ndodhur një “tërmet” në skuadrën e Barcelonës! Pep Guardiola duket se nuk do të vazhdojë më me Barcelonën. Burime të afërta me skuadren katalanase konfirmojnë se në takimin me Sandro Rosell, Pep Guardiola ka konfirmuar vendimin e tij që do ta braktisë Barcelonën duke kërkuar një skuadër të re.

Në një mbledhje që zgjati disa orë, Guardiola i ka hapur rrugën një trajneri të ri në Barcelonë e që si favorit kryesor duket të jetë Andres Villas Boas. Pas takimit Guardiola ka mbajtur ede një seancë me lojtarët e tij të cilëve thuhet se iu ka konfirmuar largimin e tij në fundin e këtij sezoni.

Në këtë mënyrë, tekniku katalanas Pep Guardiola largohet pas 4 vjetësh në drejtimin e skuadrës, ku fitoi 13 trofe në total.(rb/shqiptarja.com)