GUATEMALE - Autoritetet e Guatemalës kanë bërë të ditur se Joaquin Guzmna Loera i njohur ndryshe si “El Chapo” gjeti vdekjen gjatë një konfrontimi të armatosur në veri të vendit në afërsi të kufirit meksikan.

Lajmi është konfirmuar nga Ministri i Brendshëm Mauricio Lopez. Por Ministri nuk ka specifikuar se sa persona ishin përfshirë në konfliktin e armatosur, ose nëse ka pasur edhe viktima të tjera.

Automjete të djeguar dhe armë u zbuluan në fshatin e San Valentin. Minsitri tha se hetuesit kanë bërë foto në vendgjarje dhe duke shpresuar për të bërë identifikime me ndihmën e autoriteteve meksikane.

Lajmi në lidhje me vdekjen e kreut të drogës gjithashtu përkon me një vizitë të shefit të ri të Komandës Jugore të Shteteve të Bashkuara gjenerali John Kelly, i cili në një takim me presidentin e Guatemalës ka folur për çështjet e sigurisë, duke përfshirë luftën kundër trafikut të drogës .

“El Chapo” ishte kreu i kartelave të drogës në Meksikë dhe ishte krahasur për veprimtarinë e tij kriminale me gangsterin e famshëm italo-amerikan Al Kapone. Kohët e fundit ishte cilësuar si armiku i ri publik numër një i Chicagos një “titull” që i është dhënë vetëm gangsterit të famshëm italo-amerikan Alfonso Gabriele.


(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)