Gucci sjell koleksionin e ri në “Milan Fashion Week”

Shtëpia e famshme e modës Gucci ka prezantuar koleksionin e ri të veshjeve në “Milan Fashion Week”.

gucci

Një nga stilistet e njohura të Gucci-t, Frida Giannini ka vënë në jetë idetë e saj krijuese duke sjellë një koleksion mjaft të veçantë, për cilëndo femër që do të surprizojë me veshjen e saj.

gucci

Ky koleksion ka sjellë tendencat më të fundit të modës, ku mbizotërojnë ngjyrat e errëta dhe metalike.

gucci

Modelet të cilat kanë sfiluar me veshje të ndryshme kanë mahnitur me pamjen e tyre dhe kanë sjellë një frymë moderne në pasarelë.

gucci
(Frida Giannini, stiliste)

Në këtë event mode kanë qenë të pranishëm profesionistë dhe stilistë të ndryshëm të cilët kanë vlerësuar pozitivisht këtë projekt të Giannini-t.

selma hayek

Një prej emrave të njohur të ekranit të pranishëm aty ka qenë aktorja meksikane Salma Hayek së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e saj.

gucci

Në fund të shfaqjes në skenë është ngjitur vetë stilistja Giannini, e cila pret një fëmijë, duke përshëndetur të pranishmit në sallë.

(b.t/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua

Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua