Ish-kryetari i Bashkisë Leskovik, Fatmir Guda po procedohet në gjendje të lirë për shpërdorim detyre.

43-vjeçari akuzohet nga Krimi Ekonomik se në kohën kur drejtonte Leskovikun ka shitur tokë në pronësi të Bashkisë, duke vepruar në kundërshtim me ligjin.
 
Guda është i bindur se procedimi penal ndaj tij vjen si hakmarrje dhe shantazh politik ndaj dhe ka postuar një status ironik në profilin e tij të facebook-ut.
 
“Ahmet Zogu "shiti" Shqipërinë!

Sali Berisha "shiti" detin!

Unë "shita" Leskovikun!

O JU u shitshi dhe plaçi!

Sheet !!!”,
ka shkruar Gruda.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com