Guerrilasit e opozitës

Guerrilasit e opozitës

Kuvendi

Në çdo Parlament të çdo vendi të Europës, ajo ç’ka ndodhi të enjten në Parlamentin e Shqipërisë, do të ishte e pakonceptueshme. Bilbilat, zhurmat, fyerjet, presionet, kërcënimet, kërkesat antirregullores së Kuvendit, dhe bllokimi i foltores, ishin skena që nuk i kanë munguar Parlamentit përsa kohë Sali Berisha gjendet në pozicionin e “udhëheqësit” dhe ish-liderit PD. Ai e ka marrë peng Parlamentin, ka marrë peng të ardhmen e PD, ka marrë peng zhvillimin normal të seancave të Kuvendit, ka marrë peng zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve, ka marrë peng integrimin, etj. Ky njeri dje, kishte urdhëruar seimenët e tij “të bllokojnë punimet e Parlamentit, të krijojnë skena të shëmtuara derisa Rama të vijë në sallë”. Dhe çfarë tha ai u bë.

Sejmenët e zbatuan urdhërin dhe skenarin në detaje. Sejmenët nuk e kuptojnë se janë kthyer në “guerrilas”, të një njeriu që i ka mbyllur të gjitha hesapet me jetën e tij politike, dhe po luan me fatet e asaj force politike. Ai ka marrë peng të ardhmen e atyre që kanë nisur jetën politike tek ajo parti, duke i kërcënuar se “në 2025 nuk do të jeni më deputetë të PD në rast se dilni nga rreshti”. Guerrrilasit e PD, janë ata që fituan me bollëk para dhe prona gjatë pushtetit të Sali Berishës, që abuzuan me mandatin dhe pushtetin e Doktorrit, dhe që sot nuk guxojnë ti dalin kundër atij. Ata janë të destinuar të zbatojnë urdhërat, porositë dhe skanarët e tij, ndryshe dosjet e tyre të mbajtura në kasafortën e Doktorit, dalin dhe i shkojnë organeve hetimore.

Ai i ka të gjithë në “tavë”, duke nisur nga ata që kanë sot miliona euro pasuri, deri tek ata që kanë me tapi toka në Ksamil, Vlorë, Lalëz, Hamallaj, apo edhe ata që po marrin leje ndërtimi dhe ndertojnë pallate edhe nën pushtetin e “të korruptuarit Rama”. Kjo opozitë mbetet e destinuar të humbasë çdo betejë me Edi Ramën derisa në krye të saj të jetë “non-grata”, derisa në drejtimin e saj të jenë të korruptuarit e ish-pushtetit të PD.

Kjo opozitë është e destinuar të humbasë edhe në 14 Maj, ashtu siç ka katansidur vehten dhe mbështetësit e saj. Kjo opozitë, që merret me drejtësinë amerikane, (absurditet më të madh nuk ka )do të ishte mirë të merrej me Gërdecin, 21 Janarin, apo me qindra skandale korrupsioni të pahetuara dhe pagjukuara që kanë bërë ish-ministrat dhe ish-drejtorët e saj nga 2005 deri 2013.

Ata që zbatojnë sot urdhërat e “Kastros” së PD, janë thjesht “guerrilasit” e bindur që mendojnë se “mund të vijmë në pushtet duke rrëzuar Ramën”, duke harruar se nuk jemi shtet amerikanolatin, por vend europian i lirë dhe demokratik, ku vota e lirë përcakton fituesin, dhe  shpall humbësin.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja