“Elaha” titullohet filmi gjerman që shfaqet në 24 tetor në orën 18:00 në mjediset e Institutit Gëte -“Goethe Zentrum” në Tiranë.
Regjisorja e talentuar Milena Aboyan arrin të tregojë betejën mbi sovranitetin e interpretimit të trupit femëror në tensionin midis traditave kulturore pa i paraqitur apo i dënuar ato. “Elaha” është një histori e guximshme që ofron një pasqyrë të thellë mbi sfidat me të cilat përballen vajzat dhe gratë. Filmi do të shfaqet në gjermanisht me titra në anglisht.
Botimet “Fishta” ju ftojnë në video-performancën “Camera Obscura” nga Stefan Çapaliku, me rastin e botimit të librit me të njëjtin titull. Aktiviteti mbahet të enjten, më 24 tetor, në orën 18:30 në sallën e koncerteve “Tonin Harapi” pranë Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë.
“Pacienti i Doktor Frojdit” është shfaqja që vjen premierë mbrëmjen e 24 tetorit në orën 18:00 në skenën e teatrit “Bylis” në Fier. Me regji nga Besnik Bisha, “Pacienti i Doktor Frojdit” flet për takimin e Adolf Hitlerit dhe të fejuarës së tij me psikoanalistin e famshëm Sigmund Frojd, se si mund të zgjidhin problemin e tyre të komunikimit. Gjatë seancës, Hitleri ekspozon frustrimet e tij, që do të rezultojnë në gjakderdhjen e Luftës së Dytë Botërore.
Performancë muzikore dhe bisedë me Arbëreshë mbahet mbrëmjen e kësaj të enjteje, në 24 tetor në orën 19:00 te Grupi “Ata” në Kamëz. Projekti muzikor “Arbërteshë” është krijim i muzikantes me të njëjtin emër e cila jeton mes Kosovës, Shqipërisë dhë Zvicrës. Ajo eksploron stile të ndryshme, me disa lloj instrumentesh muzikorë, por realizimet e saj të fundit të këngëve popullore shqiptare kanë tërhequr shumë vëmendje duke ngjallë pëlqyeshmëri ndër audiencë dhe duke rritur gradualisht ndjekësit e saj.
“Kuaj dhe gra” titullohet ekspozita e autores Natasha Bega, e cila vijon të qëndrojë e çelur në Galerinë “Kalo” në Tiranë. Ekspozita vjen e kuruar nga piktori Adrian Çene.
SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7500
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Ciceron’/ ‘E bija e hënës dhe e diellit’, shfaqja teatrale te Liceu! ‘Nata e dymbëdhjetë’ te ‘Metropol’
22 Nëntor, 13:02
-
Guida kulturore/ Koncerti ‘Side-by-Side’ në TKOB, shfaqja ‘Linda’, premierë në Teatrin Kombëtar! Mbahet Kuvendi Kombëtar për Gjuhën Shqipe
21 Nëntor, 10:41
-
‘Guida’ kultutrore/ ‘Udha – Një gjak, një gjuhë, një besë’, dokumentari nga Ferrantelli te ‘Millenium’! ‘Ftesa’, film kundër bullizmit
20 Nëntor, 11:38
-
‘Guida’ kulturore/ Ekspozitë në Muzeun e Vlorës për Ismail Qemalin, aktivitet në teatrin ‘Petro Marko’ për festat e nëntorit
19 Nëntor, 13:08
-
Guida kulturore/ Shfaqja teatrore ‘Le Horla' në teatrin ‘Metropol’, ‘5 fytyrat e heshtjes’ tek Eksperimentali! Takimi i radhës i serisë ‘Zërat e Kulturës’
18 Nëntor, 12:30
-
Guida Kulturore/ 'Vallëzo me ne' sot tek TKOB! 'Nata e dymbëdhjetë' e Shekspirit vjen nga sot tek teatri 'Metropol'
16 Nëntor, 10:27
-
Guida kulturore/ Shfaqja teatrore 'Koncerti' në Teatrin Kombëtar Eksperimental, ‘Festivali i filmit 48 orë' vijon të presë kineastë të rinj! Performanca 'Shtypësit e Mureve' më 16 nëntor
15 Nëntor, 09:50
-
Guida Kulturore/ Sot dita e dytë e Panairit të 27 të Librit! Në mbrëmje ekspozita ‘PranverArt’ në Galerinë e Artit
14 Nëntor, 12:00
-
Guida kulturore/ 'Anonimi i Venedikut' tek ArTurbina, Promovohet libri i Kamala Harris, 'Të vërteta që mbartim'
12 Nëntor, 09:58
-
Filmi 'Kthimi i ushtrisë së vdekur' shfaqet për herë të parë në formë të digjitalizuar! 'Kush do të kujdeset për mua' shfaqja në teatrin 'Metropol'
11 Nëntor, 10:12
-
‘Gudia’ kulturore/ ‘Nata e dymbëdhjetë’ nga Shekspir në ‘Metropol’, Cirku me shfaqje te qendra ‘Kristal’! Në mbrëmje çelet Festivali Mbarëkombëtar i Aktrimit ‘Apollon’
9 Nëntor, 11:43
-
Guida kulturore/ Naxhi Bakalli sjell ekspozitën 'Përherësi'! Në TKOB opera klasike e Puçinit, 'Tosca' në një version për fëmijë
8 Nëntor, 11:30