Një blog në internet i quajtur 'TargetMap" ka krijuar një hartë që tregon se sa të vështira janë femrat në vende të ndryshme të botës për t'i futur në shtrat. Harta tregon lehtësinë seksuale të femrave në vende të ndryshme të botës.

Sipas hartës së "TargetMap", Shqipëria renditet në nivel mesatar, çka do të thotë se nuk është e lehtë që një femër të pranojë të kalojë natën me një mashkull, por nuk është as e pamundur.

Në studim bëhet fjalë për njohje të çastit dhe për meshkujt të cilët janë turistë. Shkalla e vështirësisë së femrave në hartë tregohet në bazë të ngjyrave. Kështu, ngjyra jeshile tregon se femrat nuk e kanë shumë problem që të kalojnë natën me një mashkull të panjohur, kurse ngjyra e kuqe tregon krejt të kundërtën.

Kurse ngjyrat e tjera të ndërmjetme tregojnë një shkallë vështirësie mesatare, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Studimi për këtë gjë filloi kur udhëtari Daryush Valizadeh ndërtoi një grafik lidhur me femrat mbi vende të ndryshme të botës, kjo duke u bazuar edhe tek eksperiencat e tij personale. Studiuesi ka botuar disa përmbledhje për mënyrat efikase për të tërhequr një femër.

Këto përmbledhje janë quajtur "udhëzues përdhunimi". Por, pavarësisht hartës së krijuar, saktësia e saj mbetet për t'u diskutuar.

target map

Linku i TargetMap




(v.gj/shqiptarja.com)