Familja që ka moshën mesatare më të lartë në botë, quhet Melis nga Perdasdefogu, një fshat në kodrat e Ogliastra. Janë gjithsej 9 vëllezër të gjallë: Më e madhja është Konsolata, e cila nesër bën 105 vjeç, më tej është Klaudia 99, 97 Maria, Antonio 93, Konketa 91, Adolfo 89, Vitalio 86, Fida Vitalia 81, dhe më në fund më e vogla Mafalda, 78 vjeç.
Në total, pjesëtarët e kësaj familjeje të madhe jo vetëm nga numri por edhe nga mosha, bëjnë plot 818 vjet dhe 205 ditë.
14 fëmijë, (9 të gjallë), 24 nipër, 25 stërnipër, tre herë stër-stërgjyshe, ende aktive dhe e mprehtë në mendime. Kjo është teze Konsola siç e thërrasin të gjithë në Perdas.
Familja hyri në librin e rekordeve pasi u certifikua nga gjykatësit e Guinness, prezentë në fshatin e familjes Melis.
(Gre.M/Shqiptarja.com)