'Gulf' asnjëherë s’doli me fitim, 3 bilance me humbje të mëdha deri në 589 mld lekë të vjetra

'Gulf' asnjëherë s’doli me fitim, 3 bilance me humbje të mëdha deri në 589 mld lekë të vjetra

Gazeta “Shqiptarja.com” disponon të plota bilancet e kësaj kompanie, madje në një vendim të marrë nga ortaku i vetëm i kësaj shoqërie David Okrotsovidze, mbajtur në 20 qershor 2017 thuhet se:”… miratojmë humbjen ushtrimore të vitit 2016 në shumën 274,199,148.00 lekë të reja.

Kjo humbje do të mbulohet nga fitimet e periudhave të ardhshme…”. Por edhe në bilancin e vitit 2015, kompania e sipërcituar nuk ka qënë në gjëndje të jetë me fitim. Kjo pasi sipas dokumentave që zotëron “Shqiptarja.com”, humbjen gjatë ushtrimit të aktivitetit tregtar gjatë 2015 shkojnë në shifrën 289.442.355 lekë të reja.

Por vijimi i humbjeve të kësaj shoqërie shkojnë edhe më thellë në vite, pasi në datën 30 qershor 2014 kompania në fjalë ka miratuar bilancin e saj, ku rendit një humbje financiare prej 26.281.908 lekë të reja.

Edhe këtë herë, përfaqësuesit e kësaj shoqërie e justifikojnë humbjen me premtimin se do e rikuperojnë në fitimin e vitit të ardhshëm. Megjithëse në total kjo kompani ka paraqitur në bilancet e saj të tre viteve një humbje prej 589.923.411 lekë të reja, kjo kompani sërisht ka vijuar qetësisht të punojë, duke mos u ndaluar në asnjë moment nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

E çuditshme është se si një biznes që hyn në kategorinë e taksapaguesve të mëdhenj, është toleruar nga vetë instatncat shtetërore, duke krijuar këtë situatë kolapsi dhe mashtrimi. Pavarësisht kësaj situate dhe neglizhence, pritet që në ditët në vijim prokuroria e Tiranës do i drejtohet gjykatës së kryeqytetit duke kërkuar masë “arrest me burg’ për menaxherin Albano Aliko dhe administratorin e kompanisë gjeorgjianin Irakli Svenidze.


Lajmi kryesor:

Gjeorgjiani Svanidze me kompani Call Centër, e mbylli 1 vit më parë


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK