Është 8 marsi, dita ndërkombëtare e gruas dhe me këtë rast, kompania e karburantit GULF ka menduar ti bëjë disa dhurata femrave shofereve shqiptare…

Nga ora 12 e mesditës deri në orën 14:00 pika e karburantit GULF në rrugën e Kavajës ka dhënë për cdo shofere femër 10 litra karburant falas…

Në shenjë simbolike për ditën e gruas GULF ka dhuruar po ashtu edhe një vazo me lule

Vetë shoferet u shprehën entuziaste për këtë dhuratë të vecantë që morën Ditën e tyre, ndërsa nuk munguan as falenderimet ndaj Gulf.

Në morinë e festimeve të ndryshme për ditën ndërkombëtare të Gruas, Kompania Gulf, mendoi të sillte një atmosferë ndryshe, duke ia bërë këtë ditë edhe më të vecantë grave dhe vajzave shqitpare që drejtojnë automjete. Ky ishte dhe viti I dytë që kompania Gulf I dhuron të gjitha shofereve shqiptare karburant falas.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)