“Gulf” në katër ditë mashtroi me tollona bizneset e qytetarët

Mashtrimi i qindra binzeseve dhe qytetarëve të ndryshëm me shitjen e tollonave, ka ndodhur brenda një periudhë katër ditore. Nga verifikimet e bëra prokuroria e Tiranës ka konstatuar se shitja e tollonave të naftës në masë të madhe dhe me çmim tepër të ulët që varionte nga 125 deri në 130 lekë për litër,ka nisur që prej datës 15 prill 2018.

Superoferta e “Gulf” ka vijuar të ekzistojë edhe për katër ditë të tjera, deri në datën 19 prill, kur gjithçka është ndaluar, ku një ditë më vonë shoqëria “Gulf” ka shpallur falimentin në të gjitha pikat e ushtrimit të aktivitetit të saj tregtar.

Në fakt gjithçka duket se ka qënë e inskenuar, pasi jo pa qëllim dhe administratori i kompanisë “Sun Petroleum Albania” që kishte në pronësi karburantet e “Gulf”, në datën 18 prill 2018 ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i kësaj firme dhe është larguar jashtë shiqpërisë.

Mësohet se brenda afatit 4 ditor në pikat e shitjes së naftës, janë shitur mijëra tollona, ndërkohë ka pasur biznese që kanë porositur deri në 20 milion lekë tollona. Mësohet se tashmë hetimi i akuzës së kryeqytetit është përqëndruar në verifikimin e depozitave të naftës që kompania “Gulf” grumbullonte sasinë që importonte nga jashtë. Sipas burimeve nëse këto depozita gjatë periudhës 15 prill deri në 19 prill 2018 kanë qënë bosh, atëherë jemi përballë një skeme klasike të mashtrimit.

Kjo pasi menaxheri kryesor i kësaj kompanie Albano Aliko dhe administratori gjeorgjian Irakli Svanidze, kanë shitur tollona nafte në një kohë kur kompania që ata drejtonin nuk kishte gjëndje nafte.Për më tepër prokuroria e Tiranës është duke verifikuar dhe konfliktet e brendshme të kësaj kompanie pasi ka dyshime se përfaqësuesit shqiptarë kanë dashur ti lenë këtë detyrim financiar të akumuluar në vite, përfaqësuesve kryesorë të Gulf-it në SHBA.


Tollonat e Gulf

Ende s’dihet dëmi i saktë financiar
Deri në këto momente dëmi përllogaritet diku tek 5 milion euro, por ende prokurorët e Tiranës nuk kanë në tryezën e punës së tyre një ekspertizë të saktë për këtë pjesë. Burimet thonë se në ditët në vijim, do caktojnë një ekspert-kontabël për të mësuar rreth dëmit financiar të shkaktuar. Në bilancet ekonomike që policia ka referuar në prokurori, rezulton se “Sun Petroleum Albania” gjatë viteve 2015 dhe 2016 ka pasur humbje të mëdha.

Duke verifikuar pasqyrat financiare, rezulton se kjo kompani ka dalë me humbje të mëdha, dhe se çuditërisht kompania premton se këto humbje financiare do ti rikuperojë gjatë fitimeve që do të ketë gjatë punës në vitet në vijim. Por në fakt këto fitime nuk erdhën kurrë, derisa “Sun Petroleum Albania” javën e kaluar vendosi të shpallë falimentin, duke mashtruar njëherësh qindra persona dhe biznese, të cilët kishin blerë naftë nëpërmjet tollonave dhe kartave elektronike.

“Gulf” në tre vite me bilance në humbje
Gazeta “Shqiptarja.com” disponon të plota bilancet e kësaj kompanie, madje në një vendim të marrë nga ortaku i vetëm i kësaj shoqërie David Okrotsovidze, mbajtur në 20 qershor 2017 thuhet se:”… miratojmë humbjen ushtrimore të vitit 2016 në shumën 274,199,148.00 lekë të reja.Kjo humbje do të mbulohet nga fitimet e periudhave të ardhshme…”. Por edhe në bilancin e vitit 2015, kompania e sipërcituar nuk ka qënë në gjëndje të jetë me fitim. Kjo pasi sipas dokumentave që zotëron “Shqiptarja.com”, humbjen gjatë ushtrimit të aktivitetit tregtar gjatë 2015 shkojnë në shifrën 289.442.355 lekë të reja.

Por vijimi i humbjeve të kësaj shoqërie shkojnë edhe më thellë në vite, pasi në datën 30 qershor 2014 kompania në fjalë ka miratuar bilancin e saj, ku rendit një humbje financiare prej 26.281.908 lekë të reja. Edhe këtë herë, përfaqësuesit e kësaj shoqërie e justifikojnë humbjen me premtimin se do e rikuperojnë në fitimin e vitit të ardhshëm. Megjithëse në total kjo kompani ka paraqitur në bilancet e saj të tre viteve një humbje prej 589.923.411 lekë të reja, kjo kompani sërisht ka vijuar qetësisht të punojë, duke mos u ndaluar në asnjë moment nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

E çuditshme është se si një biznes që hyn në kategorinë e taksapaguesve të mëdhenj, është toleruar nga vetë instatncat shtetërore, duke krijuar këtë situatë kolapsi dhe mashtrimi. Pavarësisht kësaj situate dhe neglizhence, pritet që në ditët në vijim prokuroria e Tiranës do i drejtohet gjykatës së kryeqytetit duke kërkuar masë “arrest me burg’ për menaxherin Albano Aliko dhe administratorin e kompanisë gjeorgjianin Irakli Svenidze.

Të dy këta persona janë larguar duke ju fshehur drejtësisë, ndërkohë që Svenidze ka dhënë dorëheqjen nga kompania dhe është larguar nga Shqipëria vetëm 24 orë para se prokuroria të niste hetimin. Burime pranë prokurorisë thanë se arrestimi i dy protagonistëve të këtij mashtrimi, mund të jetë dekonspiruar nga policia, pasi kësaj të fundit ju kërkua ndalimi i Albano Aliko dhe Irakli Svanidze, por pa rezultat.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 07:31
Policia material shtesë për falimentin e “Gulf-it”

Pak ditë më parë një material shtesë ka mbëritur nga policia në prokurorinë e Tiranës, e cila prej një jave ka nisur hetimet lidhur me falimentin e menjëhershëm të kompanisë së naftës “Gulf”.

Bëhet fjalë për disa deklarime dhe bilance të kësaj kompanie, ku janë referuar pasqyrat financiare të këtij biznesi. Në materialin e policisë së Tiranës referuar prokurorisë janë dhe disa denoncime të bizneseve dhe qytetarëve të ndryshëm, të cilët kanë rënë preh mashtrimit me tollonat e naftës.

Në deklarimet që kanë dhënë menaxherët e kësaj kompanie, ata kanë pretenduar se kanë shitur naftën sipas diretivave të kryemenaxherit të kompanisë Albano Aliko. Gjithashtu menaxherët kanë pohuar se ende nuk kanë marrë pagesat mujore, duke e ndjerë veten të mashtruar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TIku: 27/04/2018 09:19

    Vetem tek ne ndodh qe te kete abuzime te tilla dhe nuk jep doreheqjen asnje zyrtar pergjegjes per strukturat qe duhet te kontrollonin. Vetem tek ne shitet nafta armos te gulf si nafte importi. Demi mjedisor dhe ne makina I pallogaritshem. Vetem te ne shkonje zyrtaret ne inagurime skemash mashtirmi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat