Guljem Kotori, kamarieri që u bë
aktor mes 5000 kandidaturave

Guljem Kotori, kamarieri që u bë<br />aktor mes 5000 kandidaturave
Filmi kërkonte aktorë të rinj në moshë. Duhej një përputhje, një alkimi që të gjendshin të tre personazhet e duhur Saimiri, Vini, Majlinda", tha dje regjisori Edmond Budina në konferencën referuar filmit "Agon", i cili do të konkurrojë në Festivalin e Filmit në Çikago në datat 11-25 tetor 2012. Kush mund ta luante rolin e Vinit? Ishin bërë rreth 5000 kinoprova, erdhën 5000 kandidatura dhe dështuan. Aktori që pritej do të luante historinë e dy vëllezërve që përpiqen të gjejnë vetveten në një vend të huaj dhe ngatërrohen në një histori dashurie pa rrugëdalje.

Ndërsa bëheshin ende kinoprovat, Guljemi vijonte punën e tij si kamarier në një lokal të Tiranës. Ishte mjaft i zënë, sa me punën, sa me studimet e sapunisura për Shkenca Komunikimi në UET. "Unë jam mësuar që i vogël të punojë dhe më duket normale, -thotë ai -që pasi të mbarojmë punë me filmin të punojë sërish kamerier derisa të dalë ndonjë rol tjetër.

Pra, Guljemi shkon ndër të fundit për kinoprovat, pa e ditur se ai ishte i vetmi që mund ta bënte atë rol. Ndryshe nga moshatarët e tij ai ka qenë gjithmonë një djalë punëtor dhe fjalëpakë. Troket në derë me një vështrim shprehës dhe të sinqertë, me flokët e qethura bukur, veshur me një stil casual që i përshtatet shkathtësisë së tij fizike. Kështu hap një nga dyert e Kinostudios... Sapo hyri brenda regjisori Budina tha me mendjen e tij: "Erdhi! Ky është! Ky më duhej". "Ishte ai që kërkoja. Guljemi ishte një djalë i veçantë, fjalëpakë, me sy shprehës. Më ra në sy gjithë mimika e tij që ishte shprehëse, edhe pa folur. Guliemi pas kësaj u fut në rrugën e ëndrrës së tij.
(Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga