Gurabije të kuqe

Përbërësit:

  • 2 vezë
  • 100 gr sheqer
  • 70 gr gjalpë i shkrirë
  • 150 ml qumësht
  • 500 gr miell
  • 1 pako pluhur pjekjeje (ose sodë buke)
  • Vanilje sipas dëshirës

Për lyerjen sipër:

  • Sheqer pluhur
  • Pak ujë
  • Bojë ushqimore e kuqe

Përgatitja:

Në një enë rrahim vezët me sheqerin derisa masa të bëhet e hapur dhe kremoze. Shtojmë gjalpin e shkrirë dhe e përziejmë mirë. Hedhim qumështin dhe vaniljen, duke vazhduar përzierjen. Miellin e përziejmë me pluhurin e pjekjes dhe e shtojmë gradualisht te masa e lëngshme. Punojmë brumin derisa të jetë i butë dhe i njëtrajtshëm. I japim formë rrumbullake gurabijeve dhe i vendosim në pjekje në furrë për rreth 20 minuta. Pasi të ftohen i lyejmë me pak sheqer pluhur të rrahur me ujë dhe bojë të kuqe ushqimore.