Një zjarrfikës është kthyer në hero me veprimin e tij, teksa ka evakuar një grua nga pallati te kompleksi ‘Arlis’ në Tiranë, i cili u përfshi nga flakët.

Teksa ndodheshin në autoshkallën e vendosur për të bërë të mundur evakuimin e banorëve nga katet e sipërme të pallatit, zjarrfikësi ka hequr kaskën e tij dhe ia ka vendosur në kokë gruas që po shpëtonin, me qëllim që ajo të mos dëmtohej nga copat e betonit që po binin nga sipër godinës.

Por nuk duhet harruar edhe kontributi i një zjarrfikësi tjetër që ndodhej me të, në momentin e evakuimit të gruas nga pallati, i cili ishte i përshirë nga flakët.


Lajmi kryesor:

Zjarri ‘përpin’ pallatin te ‘Arlis’ në Tiranë, dyshohet se nisi nga biznesi i katit të parë! 11 persona të lënduar, flakët vihen nën kontroll pas 4 orësh (VIDEO)