Report Tv sjell pamje nga ambientet e brendshme të Komisiarit numër 3 në Tiranë, që dje në darkë u sulmua në mënyrë të dhunshme nga një grup protestuesish të maskuar.

Në videon duken qartë pasojat e vandalizmave që të rinjtë e maskuar ushtruan ndaj institucionit të Policisë. Kudo ka gurë dhe xhama të thyer. Dera e ambienteve të pritjes së qytetarëve është totalisht e shkatërruar, ndërsa një prej dritareve është shkulur plotësisht nga vendi.

Nuk duket rastësore fakti që të njëjtat maska të vëna nga dhunuesit e ambienteve të rajonit të policsë, u panë të vendosura nga qytetarë edhe gjatë protestës që u mbajt para Kryeministrisë.