TIRANË- Ish myftiu i Tiranës, Ylli Gurra ka rrëfyer rëndësinë e natës së Kadrit. Në një intervistë në Report TV në emisionin ‘Studio Live’, Gurra tha se kjo natë është e barabartë me 83 vite. Ai tha se “Nata e Kadrit” ka kuptimin e “Natës së Madhështisë”. Për gazetarin Arbër Hitaj, Gurra tha se kjo natë është e veçantë nga të tjerët.

Fillimi i zbritjes së Kuranit, kjo është arsyeja e veçimit nga çdo natë dhe ditë tjetër e muajit të ramazanit dhe është qëlluar ndër shekuj në ditën e 27 të muajit të agjërimit. “Nata e madhështisë”,  por dhe se është e barazvlefshme me 1000 muaj ose e thënë ndryshe me 83 vite. Kur agjëruesi ia qëllon që në një nga këto net, që më së shumti është e 27, por saktësisht është në 10 ditëshin e fundit, por unifikimi i mendimtarëve përafrohet në të 27”, tha Gurra.

Duke qenë se nuk dihet specifikisht, Gurra tha se ka një mënyrë për të zbuluar se kur ka qenë nata e Kadrit.

“Dielli të nesërmen do jetë më shkëlqyes, gjatë natës nuk ka shkëputje të yjeve që ndodhin zakonisht apo edhe qetësia e natës. Kjo është një tregues i saktë që ka qenë atë natë nata e Kadrit”, tha Gurra.

Ai shtoi se e veçanta e kësaj nate është se ka edhe besimtarët e feve të tjera që agjërojnë.