Gusht 2013, nga Kosova në
Shqipëri hynë 528.812 vetë
Gjatë muajit gusht kanë hyrë në Shqipëri nga Kosova 528.812 persona me 100.157 mjete të llojeve të ndryshme, ndërsa kanë dalë nga Shqipëria drejt Kosovës 454.981 persona me 123.617 mjete të llojeve të ndryshme.
KUKËS - Rreth 1 milion vizitorë kanë hyrë dhe dalë gjatë muajit gusht në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, bënë të ditur zyrtarët e kufirit për mediat në Kosovë.
Rreth 90 për qind e lëvizjeve janë kryer përmes doganës së Morinit në rrethin e Kukësit, ku për të përballuar fluksin kanë qenë në punë 6 sportele, duke sjellë kësisoj minimizimin e radhëve në mjediset e doganës.
Pavarësisht fluksit të lëvizjes në të dy anët e kufirit, kontrolli në vazhdimësi i situatës ka bërë që përgjithësisht të mos shkaktohen probleme në të dy anët e kufirit. Situatën e ka lehtësuar edhe kontrolli dhe patrullimi i përbashkët nga policitë rrugore të Shqipërisë e Kosovës i akseve rrugore nga Morini deri në Velipojë, Durrës e Kavajë gjatë gjithë sezonit turistik.
“Gjatë muajit gusht kanë hyrë në Shqipëri nga Kosova 528.812 persona me 100.157 mjete të llojeve të ndryshme, ndërsa kanë dalë nga Shqipëria drejt Kosovës 454.981 persona me 123.617 mjete të llojeve të ndryshme”, bëri të ditur zëdhënësi i Drejtorisë së policisë së Qarkut të Kukësit, Jaho Caushaj.
Kufiri mes dy vendeve ka një gjatësi prej 123 kilometrash, prej të cilave 117 kilometra kufi tokësor dhe 6 kilometra kufi lumor. Në vijën e kufirit Shqipëri – Kosovë janë në punë 6 pika të kalimit kufitar, prej të cilave në rrethin e Kukësit janë Morini, Shishtaveci, Borja dhe Orgjosti, në rrethin e Hasit Qafë Prushi dhe në rrethin e Tropojës Qafë Morina.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4173
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02
-
Ligji për “Burgun e hapur”/ Debat te Komisioni i Sigurisë, Alibeaj: Përfitojnë edhe subjekte të SPAK! Naço: Përcaktohen qartë kriteret, ka nevojë vendi
28 Janar, 19:48
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin për falsifikimin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35