Gusht, eksportet ngadalësojnë
ritmin e rritjes, ulet importi
Eksportet kanë ngadalësuar ritmet e rritjes në tetë muajt e parë të këtij viti, kryesisht për shkak të performancës negative të materialeve të ndërtimit.
TIRANË - Gjatë muajit gusht 2013 u eksportuan 18.2 miliardë lekë mallra, me ulje 25.3 për qind në krahasim me korrikun dhe rritje me 4.4 për qind në krahasim me gushtin 2012, njoftoi Instituti i Statistikave. Në të njejtin muaj, u importuan 42.3 miliardë lekë mallra, me ulje 12.7 për qind në krahasim me korrikun dhe ulje 7.5 për qind në krahasim me gushtin e vitit të kaluar.
Defiçiti tregtar i këtij muaji është 24.1 miliardë lekë, duke shënuar një rritje të papërfillshme krahasuar me muajin paraardhës dhe një ulje prej 14.8 përqindësh krahasuar me gushtin 2012.
Sipas këtyre shifrave, eksportet kanë ngadalësuar ritmet e rritjes në tetë muajt e parë të këtij viti, kryesisht për shkak të performancës negative të materialeve të ndërtimit, ndërkohë që grupmallrat “minerale, lëndë djegëse e energji” si dhe “tekstilet e këpucët” kanë vijuar me ecurinë e tyre pozitive, ndonëse eksportet e mineraleve,lëndëve djegëse e energjisë kanë ngadalësuar ritmet e rritjes.
Ndërkohë, me një sinjal se konsumi dhe investimet në vend vijojnë të jenë të frenuara, importet kanë vijuar tendencën e tyre rënëse me bazë vjetore për tetëmujorin. Importet po vijojnë për të dytin vit radhazi tendencën negative, një tregues i qartë i rënies së investimeve në ekonomi, me blerjet e makinerive, pajisjeve e materialeve të ndërtimit, që po vazhdojnë të tkurren.
Sipas INSTAT-it, importet janë tkurrur me 5.3% me bazë vjetore për periudhën janar-gusht në 324 miliardë lekë, duke përshpejtuar sërish ritmet e rënies, pas një sinjali disi më pozitiv në korrik, ku importet u rritën me 1.2% në muajin në fjalë, në raport me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Tregtia me vendet e BE zë 64.9 për qind të totalit. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Tregtia me Italinë ze 30.4 për qind, ndërsa me Greqinë 7.8 për qind.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
43%
-
Gafë
52.1%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 5236
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident në Vlorë-Fier, makina përfundon në kanal, çifti i bashkëshortëve dërgohen me urgjencë në spital
10 Janar, 10:15
-
Tiranë/ U ekstradua të mërkurën nga Turqia, Dritan Rexhepi në GJKKO për komunikimin e masës së sigurisë
10 Janar, 10:08
-
Joe Biden miraton fonde federale shtesë për shuarjen e zjarreve në Kaliforni
10 Janar, 10:06
-
VIDEO/ 'Speciali' Jose Mourinho, mbledh ekipin kundërshtar dhe iu mban fjalimin motivues në fushë
10 Janar, 10:00
-
Tiranë/ Mbante armë zjarri pa leje në mobilerinë e tij, arrestohet 51-vjeçari
10 Janar, 09:53
-
Eduard Zaloshnja: Rama synon 1 milion vota gjithësej dhe 84 mandate për PS-në, por…
10 Janar, 09:40
-
Gripi Shpendëve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra në Zall Herr, Nartë, Paskuqan dhe Karavasta! Situata në kontroll dhe nën monitorim
10 Janar, 09:39
-
Urdhër arresti i Hagës është i pavlefshëm, Netanyahu merr ftesë për të shkuar në Poloni për përkujtimin e Holokaustit
10 Janar, 09:35
-
Shiste kokainë, arrestohet 32-vjeçari në Pogradec-Qafë Thanë! Dozat iu gjetën në automjet (EMRI+VIDEO)
10 Janar, 09:30
-
Durrës/ Zbulohet ambienti ku ushtrohej prostitucioni, në kërkim dy tutoret nga Kina! Shfrytëzonin dy kineze të tjera
10 Janar, 09:20
-
GOLAT/ Fitore ‘me dhunë’, Real Madrid mposht 3-0 Mallorcan dhe gjen Barçën në finalen e Superkupës së Spanjës
10 Janar, 09:20
-
Trump shikon një takim të afërt me Putin: Ai dëshiron të takohemi dhe po vendosim
10 Janar, 09:12