“Gusht: Portret familjar”, një dramë e fortë me regji të Spiro Dumit

“Gusht: Portret familjar”, një dramë e fortë me regji të Spiro Dumit

Pamje nga provat e shfaqjes "Gusht Portret familjar"

“Gusht: Portret familjar” është drama me tri akte shkruar nga dramaturgu amerikan Tracy Letts, që do të ngjitet premierë në skenën e “arTurbinës” këtë të premte, nën regjinë e Spiro Dunit. Një dramë e fortë, që, sipas regjisorit Duni, pas saj, publiku nuk do të jetë më ai i njëjti. “Përzgjedhja e veprës është fillimi i punës në këtë profesion të mundimshëm dhe të dashur. Autori të lë të qeshësh, por aty në karrige ku je ulur, ti do dridhesh”, shprehet ai.

Ashtu si edhe në veprat paraardhëse që ai ka ngjitur në skenë, edhe “Gusht: Portret familjar” është një motiv, që e nxit shikuesin të reflektojë mbi problemet që shqetësojnë një familje moderne. Pavarësisht se vepra është shkruar dhe vendosur në një kontekst amerikan, problemet që ajo rrok, janë po aq të ndjeshme edhe për shoqërinë shqiptare, e cila është duke kaluar kriza të thella, sidomos për shkak të një ndryshimi radikal mentalitetesh mes brezave. Probleme që po reflektohen çdo ditë në mënyrat më të shumta dhe më të makabre, me krime brenda familjes apo me dëshira seksuale të ndrydhura, që shpërthejnë në forma perverse. Ashtu siç thotë dhe vetë regjisori, vepra e Tracy Letts nuk ofron një zgjidhje..

Ai ofron portretin e një familjeje, para së cilës secili duhet të gjejë diçka nga vetja, duke kuptuar se mëkati i prindit reflektohet në jetën e fëmijëve. Dhe çdo familje ka në dollap skeletet e veta. Edhe pas portreteve më të lumtura fshihet një fëmijëri e vështirë, raporte konfliktuale me prindërit, varësi nga alkooli, komplekse të akumuluara prej ëndrrave dhe dëshirave të parealizuara.  Por në familjen Ueston, nuk ka nevojë të heqësh ndonjë perde apo të gërvishtësh në sipërfaqe për të zbuluar problemet. Ato janë tërësisht të dukshme dhe nuk mund të fshihen nga asnjë penelat buzëqeshjeje. Ato janë trashëguar brez pas brezi, nga gjyshi te nëna, nga nëna te vajzat, nga vajza te mbesa…

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb